Dhjetor 11, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Prokuroria: Kemi materiale të reja nga Italia për Tahirin (Live)

Prokuroria: Kemi materiale të reja nga Italia për Tahirin (Live)

KMA NEWS / Ka nisur mbledhja e Këshillit për Mandatet dhe Imuniteteve për të vendosur mbi imunitetin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Mbledhja me dyer të hapura zgjati vetëm pak minuta dhe prokurori Besnim Hajdarmataj tha se Prokuroria ka marrë dokumenta të tjera nga pala italiane.

Prokurori Hajdarmataj: Duke qenë në fazën e kryerjes së veprimptarisë hetimore, kemi arritur të kryejmë disa veprime hetimore që implikojnë deputetin Tahiri. Ditën e djeshme kemi të administruar tashmë, një pjesë tjetër të letërporosisë të ardhur nga autoritetet e drejtësisë italiane. Kërkojmë t’i paraqesim dhe t’i administrojmë sipas rregullave proceduriale.

Avokati i Saimir Tahiri: Ne kuptimin procedurial ne kemi të drejtë të dëgjohemi për kërkesën, për ato rrethana që dje u sqaruan. Duhet të na shpjegojë prokuroria se çfarë përmban letërporosia e palës italiane. Nëse letërporosia përmban dosjen prej 460 faqesh, atëherë ky material është publik dhe kjo nuk përbën provë të re. Nëse bëhet fjalë për pyetjen e ndonjë dëshmitari, që mund të përbëje sekret hetimor, kjo është një çështje që e vlerësoni ju, por ne duhet të dëgjohemi paraprakisht.

Gramoz Ruçi: Kemi lënë një rend dite. Kemi të bëjmë me një kërkesë të re të palës së akuzës, që Komisioni do ta shqyrtojë pasi të dëgjojë palën mbrojtëse dhe do të vendosim. Kërkesa është bërë.

Enkelejd Alibeaj: Është kërkesë e bërë nga prokuroria, që ka pasuruar materialin e vet edhe me akte të reja. Është një kërkesë që përmbush të gjitha normat teknike, në mbështetje edhe të kërkesës të bërë nga mazhoranca që kërkon prova. Siç duket paska edhe një provë tjetër. Është në dobi të procedurës së veprimtarisë së këtij komisioni, që të operojmë me marrjen e këtyre provave. Modalitetet e marrjes së kësaj prove, do të mbulohen nga sekreti hetimor? Nëse po, ne të vazhdojmë me administrimin e këtyre elementëve të provave dhe më pas të vazhdojmë me rrjedhën e veprimtarisë së këtij komisioni me palën mbrojtëse.

Ulsi Manja: Mbledhja e Këshillit duhet të fillojë aty ku u la dje, me parashtrimin e avokatit të deputetit Tahiri dhe lidhur me kërkesën e re të Prokurorisë, pasi të dëgjohen parashtrimet të shqyrtohen, sepse është një kërkesë e re e Prokurorisë për depozitim provash dhe pasi të mbarojnë parashtrimet ne do të shprehemi për kërkesën e Prokurorisë.

Ndiqni live seancën për Tahirin në Tv Fax News duke klikuar linkun më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=W_84ADhngN0

About The Author

Related posts