Gusht 19, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

PS do të japi votën pro kërkesës për arrestimin e Tahirit

PS do të japi votën pro kërkesës për arrestimin e Tahirit

KMA NEWS / Taulant Balla deklaroi se asnjë votë e PS-së nuk do të jetë kundër drejtësisë.

Kreu i grupit parlamentar të mazhorancës u shpreh se PS lufton për drejtësi dhe garantoi fitoren e drejtësisë në këtë rast, duke nënkuptuar se në Këshillin e Mandateve do të votohet pro heqjes së imunitetit të Saimir Tahirit.

Kjo do t’i hapte rrugën arrestimit të ish-ministrit, sikurse kërkoi prokuroria.

Balla theksoi se shumë shpejt pritet të mblidhet dhe Këshilli i Mandateve, por pa dhënë asnjë orar.

“Jemi në luftë për drejtësi. PS në luftë për drejtësi, PD në luftë për pushtet. Ka mbërritur në kryesi, materiali i Prokurorisë. Të jeni të sigurtë që dhe në këtë rast do të fitojë drejtësia.

Duhet të kemi parasysh që ne të PS-së në këshillin e Mandateve po bëhen gati për të mbërritur në Kuvend dhe të jenë në gatishmëri. Por duhet të dini se ky material më shpejt ka mbërritur në media, se në Kuvend. Por ju e dini si është rregullorja, njoftohet deputeti, njoftohet institucioni i prokurorisë, dhe më pas fillon mbledhja. Nuk ka për të pasur asnjë votë të PS-së në Kuvendin e Shqipërisë, kundër drejtësisë”, tha Balla.

About The Author

Related posts