Dhjetor 09, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Rama këshillë biznesmenëve të huaj: Mos dëgjoni ambasadorët e huaj dhe gazetat

Rama këshillë biznesmenëve të huaj: Mos dëgjoni ambasadorët e huaj dhe gazetat

KMA NEWS / Edi Rama u bëri thirrje sipërmarrësve të huaj të vijnë të investojnë në Shqipëri pa frikë dhe të mos dëgjojnë se ç’thonë ambasadorët e huaj dhe madje, as gazetat për Shqipërinë. Këtë deklarat Rama e bëri gjatë fjalës së tij të mbajtur në Konferencën e dhomave të tregtisë. Ndër të tjera Rama tha:

Se çfar tha tjetër Rama lexojeni tek mediat ku punojnë gazetarët që ofendoi Rama! Unë jam me Andin.

Gazetarë, bojkotoni Ramën

Gazetarë, bojkotoni RamënNga Andi Bejtja

Nuk i mjafton që ka blerë, pjesën dërrmuese të pronarëve të medias me njëmijë mënyra të drejtpërdrejta e të tërthorta, por do, të mendojnë si ai, jo vetëm gazetarët e thjeshtë, por edhe operatorët, edhe montazhierët, madje dhe shoferët e medias.

Te gjithe jemi te ndergjegjshem qe gazetaria shqiptare ka problemet e veta, mund te kete shume me pak te ditur se Edi Rama, mund te kete dhe shume me te ditur e te shkolluar se ai: por nje gje ja u them me plot gojen: me gjithe problemet, me gjithe paditurite, me gjithe kompromiset, madje dhe me faktin e shemtuar se shpeshehere media ka qene dhe zgjatim i politikes, media shqiptare eshte me pak e qelbur dhe me profesionale se politika shqiptare. E kemi pare kryeministrin tone ne studio televizive, me gazetare te ndryshem qe i ka ofenduar po njesoj si sot, por akoma nuk e di t’i jape pergjigje pyetjes se cili eshte investimi me i madh ne Shqiperi dhe nuk e thote dot akoma sot e kesaj dite: e kemi pare neper samite te ndryshme kur ai tregonte barcaleta dhe kryeministri i Serbise merte para per vendin e tij..etj etj. E kemi pare te shaje dhe te ofendoje kedo, jo vetem gazetaret, por dhe opoziten dhe ish aletatet, te jeni te sigurte pak me vone do te shaje dhe do te ofendoje edhe popullin me te cilin mendon se po bashkeqeveris tani: te vetmit qe nuk ka share asnjehere jane te fortet dhe trafikantet. Po nuk ka rendesi, le te behemi pak amerikane: Kryeministri po e mbron me thonjte e lyer me balte profesionin e tij, poltiken: gazetare mbroni profesionin tuaj gazetarine: hiqjani mikrofonin Edi Rames.

Sjelljen e Ramës e ka dënuar edhe Federata Europiane e Gazetarëve

Federata Europiane e Gazetarëve: Kjo sjellje e përsëritur e Ramës duhet ndalur

Federata Europiane e Gazetarëve: Kjo sjellje e përsëritur e Ramës duhet ndalur

Federata Europiane e Gazetarëve, ka reaguar lidhur me shqetësimin e shprehur nga ana e gazetarëve lidhur me ofendimet e kryeministri Edi Rama në drejtim të tyre një ditë më parë.

Në një deklaratë shoqata ne fjalë dënon veprimin e kryeministri dhe inkurajon gazetarët që të bëjnë punën e tyre. EFJ mbështet shqetësimin e gazetarëve shqiptare pas fyerjeve dhe intimidimit që bëri kryeministri Edi Rama një ditë më parë.

“Federata Europiane e Gazetarëve sjell në vëmendje se çdo gazetar ka të drejtën të bëjë pyetje që edhe mund të mos u pelqejnë politikanëve dhe kjo nuk eshte një arsye për t’i intimiduar e sulmuar ata për punën e tyre investiguese. Kjo sjelle e përsëritur ndaj gazetarëve shqiptarë, duhet të ndalet”,-thuhet në deklaratë.

 

About The Author

Related posts