Gusht 21, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Rama, largon Tahirin nga PS, por i thotë jo arrestimit të tij

Rama, largon Tahirin nga PS, por i thotë jo arrestimit të tij

KMA NEWS / Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se partia e tij do të refuzojë kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri si “të pabazuar në prova”, ndërsa theksoi se do t’i japë të gjithë mbështetjen “nje hetimi serioz e të thellë”. Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, Rama tha se deri në përfundim të procesit “Tahiri nuk do të jetë më pjesë e këtij grupi dhe as e forumeve drejtuesve të Partisë socialiste”. Prokuroria reagoi menjëherë duke folur për “ndërhyrje politike në proçesin e hetimeve”.

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u vu në qendër të akuzave pasi autoritetet italiane goditën një organizatë kriminale italo-shqiptare që merrej me trafikun e drogës mes dy vendeve. Arrestimi në Itali i Moisi Habilajt, dhe shpallja në kërkim e vëllait tjetër të tij Florian Habilaj, kushërinj të ish ministrit, riktheu akuzat e hershme ndaj tij për lidhje të ngushta me ta.

Prokuroria kërkoi nga parlamenti autorizimin për arrestimin e Tahirit duke u mbështetur në hetimet që ajo kishte kryer ndaj grupit Habilaj në Shqipëri dhe përgjimet e këtij grupi në Itali, ku emri i Saimir Tahiri përmendej në disa raste për marrje shumash të mëdha parashë. Por faktet e sjella nga prokuroria në Komisionin e Mandatave dhe Imuniteteve, u vlerësuan nga përfaqësuesit e shumicës si të pamjaftueshme për të mbështetur kërkesën për arrestim.

Në një fjalë të gjatë rreth çështjes e cila që prej një jave ka mbërthyer debatin politik, kryeministri Rama tha se detyra e shumicës për të bërë avkoatin e zotit Tahiri “ka mbaruar ditën që ai ka marrë një avokat për t’i hyrë në një betejë ligjore për drejtësi. Kjo parti – nënvizoi kryeministri – nuk ka për t’u bërë asnjëherë mburoja e kujtdo përballë drejtësisë, por nuk do lejojmë që në emër të Drejtësisë të griset kushtetuta e të poshtërohen deputetë e shërbëtorë publik, me alibinë se po luftohet krimi e korrupsioni apo me synimin për të bërë dhe larjen e hesapeve për llogari të palëve politike”.

Sipas kryeministrit Rama në Komisionin e Mandateve dhe Imuniteteve, “prokuroria dha një shfaqje sa komike aq dhe dramatike. Uroj sinqerisht që prokurorët e kësaj çështje shumë serioze e të rëndësishme ta mbledhin vetën, të mbyllin komunikimet me nxitësit e nxituar të asaj farse, të fokusohen te çështja e të bëjnë deri në fund punën e tyre”.

Për rastin e Tahiri parlamenti do të shprehet me votë ditën e mërkurë. Qëndrimi i socialistëve është tanimë fare i qartë. “Kërkesa për arrestim është e papranueshme se është arbitrare. Kërkesën për arrest e refuzojmë unanimisht”, deklaroi zoti Rama duke shtuar se “për t’i dhënë të gjitha mundësitë e nevojshme për kryerjen e një hetimi serioz, të thellë e shterruese përfaqësia jonë ka nënvizuar pranimin e kërkesës për: Dhënien e autorizimit për ndalimin e daljes jashtë shtetit; Detyrimin për paraqitjen në policinë gjyqësore; Ndalimin dhe detyrinin për të qëndruar në një vend të caktuar; Garancinë pasurore dhe Kontrollin e banesës dhe personal”.

Sipas kryeministrit “Tahiri nuk mund të linçohet me një burgosje që në këto kushte ka vetëm qëllime të poshtra, por duhet gjithsesi të hetohet dhe deri kur e vërteta të dalë ne do vigjilojmë mbi procesin vetëm në aspektin e garancive kushtetuese ligjore por nuk do përzihemi si mbrojtës të Tahirit”. Dhe deri në përfundim të procesit “Saimiri do të jetë një njeri i lirë dhe një deputet i lirë për të bërë betejën e tij ashtu si do e mendojë ai, jashtë forumeve të PS dhe jashtë grupit parlamentar”, theksoi zoti Rama.

Nuk ka vonuar reagimi i Prokurorisë e cila u kundërpërgjigj duke nënvizuar se “deklaratat politike nuk e kanë intimiduar dhe nuk mund ta intimidojnë aktivitetin e saj hetimor”. Duke ju referuar fjalës së kryeministrit, Prokuroria vëren se ai “shprehu opinionin dhe vlerësimin mbi provat e paraqitura në mënyrë sekrete nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda në Këshillin e Mandave dhe Imuniteteve në Parlamentin e Shqipërisë. Pra, në mënyrë publike, Kryeministri mori rolin e gjykatës, një atribut që nuk i takon as me Kushtetutë dhe as me ligj. Në vlerësimin tonë, ky qëndrim publik i Kryeministrit është sinjal i qartë që lufta kundër korrupsionit në nivele të larta, qëllimi i të cilës ishte edhe miratimi i Reformës në Drejtësi, do të kontrollohet nga politika”, thekson deklarata e Prokurorisë

https://www.youtube.com/watch?v=KMwJ1RkmcWM

About The Author

Related posts