Dhjetor 08, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Rreth 240 viktima dhe 300 të plagosur në sulmin më vdekjeprurës në historinë e Somalisë

Rreth 240 viktima dhe 300 të plagosur në sulmin më vdekjeprurës në historinë e Somalisë

KMA NEWS / Numri i të vdekurve nga pasojat e shpërthimit të së shtunës në Mogadishu, kryeqytetin e Somalisë, ka arritur në afro 240 ndërsa mbi 300 u plagosën, në sulmin vdekjeprurës në historinë e vendit.

Zëvendës kryetari i Dhomës së Lartë të Parlamentit somalez, Abshir Mohamed i tha Shërbimit Somalez se numri i të vdekurve është 237.

Presidenti i Somalisë, Mohamed Abdullahi Farmaajo, shpalli tre ditë zie ndërsa bëri thirrje për dhurim gjaku dhe ndihme për viktimat e sulmit.

Ai u bëri gjithashtu thirrje qytetarëve të bashkohen kundër terrorit, duke thënë se është koha të bashkohemi dhe të lutemi së bashku. “Terrorizmi nuk do të fitojë”, tha Presidenti.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin që ndodhi në një kryeqëzim të ngarkuar në kryeqytetin somalez, por grupi militant islamik al Shabab, që është aleat me al Qaedan, ka kryer rregullisht sulme në Mogadishu dhe në zona tjera të vendit.

Mes të plagosurve është edhe korrespondenti i Zërit të Amerikës në Somali, Abdulkaidr Mohamed Abdulle.

Gruaja e tij, konfirmoi për Zërin e Amerikës se ai ka pësuar plagë në koke, qafë dhe në dorën e djathtë.

Sulmi u dënua ashpër nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kombet e Bashkuara.

About The Author

Related posts