Dhjetor 08, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Rusi: Protesta kundër Putinit në 65 vjetorin e lindje së tij

Rusi: Protesta kundër Putinit në 65 vjetorin e lindje së tij

KMA NEWS / Disa mijëra mbështetës të opozitarit rus, Alexei Navalny aktualisht i arrestuar, protestuan sot në rrugët e Rusisë kundër presidentit Vladimir Putin, ditën e ditëlindjes së tij të 65-të dhe pesë muaj nga presidencialet.

Përpara një parakalimi të planifikuar në mbrëmje në Shën Petërburg (veri-perëndim), në vendlindjen e Putinit, tubime u mbajtën në rreth 80 qytete me thirrje të kundërshtarit karizmatik 41 vjeçar i njohur për blogjet e tij anti-korrupsion, ku u shënuan dhjetëra arrestime në provincë sipas OJQ-së e specializar OVD-Info.

Në Moskë, më shumë se një mijë persona, kryesisht të rinj ishin të pranishëm në sheshin Pushkin dhe rrugën Tverskaïa, në qendër të kryeqytetit, pavarësisht ndalimit nga autoritetet, konstatoi media. Ata thërrisnin “Gëzuar ditëlindjen!”, apo “Putin turpi i Rusisë”.

“Kërkoj të ndaloj politikën e dyshimtë të Putinit”, deklaroi për median një protestuese e Moskës, Maria Antonienko, një studente 18 vjeçare. “Kërkoj që Rusia të bëhet një shtet evropian. Dëshiroj të jetoj e lirë. Nuk dëshiroj një qeverisje të formatit aziatik apo koreano-verior”.

About The Author

Related posts