Shtator 15, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Shteti i Kosovës ndodhet në dorën e krimit politik të agjenturave Serbe!!

Shteti i Kosovës ndodhet në dorën e krimit politik të agjenturave Serbe!!

KMA NEWS / Demarkacioni i kufijve të Kosovës me vendet fqinj, akt thelbësor dhe i guximshëm për palën shqiptare!

Nga Genta Kaloçi

genta kaInfuzionet me mbetje nacionaliste bëjnë më shumë dëm sesa janë në favor të interesit të çështjes kosovare. Populli ynë i ditur dhe i urtë ka arritur të dalloj gjithmonë interesin e tij kombëtar dhe bijtë që luftojnë për të. Këta tipa nuk luftojnë në interes të politikës shqiptare, janë bërë palë për të mbrojtur veten nga linçi publik për shkak të skandaleve financiare por edhe tradhëtisë së tyre ndaj serbëve.

Skenari i tyre është i qartë tashmë, njëra palë, bën sikur do, pala tjetër sikur bllokon, ndërkohë që të gjitha palët kanë direktiva ose thënë ndryshe më popullorçe, kërcënime politike me dosjet e b/punimit të tyre me agjensitë e huaja sekrete pro serbe që të mos pranojnë demarkacionin e aprovuar nga shtetet e interesit të përbashkët.

Në këtë pikë të bahkëbisedimeve është e vështirë njohja e shtetit të Kosovës nga shtetet e BE-së pa kufinj të përcaktuar me fqinjët e saj. Kjo linjë e mospranimit të demarkacionit i shërben UDB-së, Serbisë, Rusisë, Spanjës dhe Francës këtyre vendeve që nuk duan ta pranojnë Kosovën si shtet të pavarur për shkakun e vetëm se kanë probleme territoresh në brendinë e tyre si shtete.

Kosova në radhë të parë duhet të përcaktoj një herë kufijtë e saj të paktën ato që pranohen nga të gjitha palët dhe pastaj të ndërtoj shtetin, i cili deri tani gjendet në dorën e krimit politik të agjenturave Serbe!! Historikisht jemi të njohur me çështjen e Kosovës si Shqipëria në 1912-n, në 1945-n Shqipërinë e Hoxhës që duke u pozicionuar në krahun e duhur të luftës antifashiste vendi i shpëtoi një copëtimi të ri nga shtetet fqinje dhe miqtë e tyre që edhe sot e kësaj dite luftojnë kundër çështjes së Kosovës.

Një rrezik i përsëritshëm ndodh në Kosovë me pretendime nacionaliste (të cilat në momentin konkret nuk ndihmojnë çështjen shqiptare) që të vetmen gjë që mund të arrijnë është të dobësojnë figurën e faktorit shqiptar në rajon dhe në dipllomacinë botërore.

Turp për politikën antishqiptare të beogradit që është ulur këmbëkryq në të gjitha forcat politike të Kosovës në Prishtinë. R. Haradinaj b/puntor i agjensisë sekrete franceze simotra e udb serbe. Thaçi spiun i përpunuar në Francë në favor të UDB-s serbe. Isa Mustafa spiun b/puntor i vjetër i UDB-së në favor të çështjes serbe. Fatmir Limaj kriminel i cili për të shpëtuar nga akuzat për krim ekonomik, pastrim parash, nxjerrje valute jashtë Kosovës u bë palë e UDB-së serbe.

Të gjithë politikanët kosovarë janë aprovuar nga UDB-ja nëpërmjet filtrimit të tyre në Francë. Vija e politikës kosovare këto 10-vjetë kanë çuar ujë për Serbin sesa pro çështjes kombëtare shqiptare. Përpjekja e tyre e fundit për të inicjuar idenë e Kombit Kosovar është një përpjekje boshe, por me rrezik të lartë përçarjeje brenda vendit për të minuar Pavarësinë e Kosovës si edhe për tu përdorur na qarqe të caktuara për interese të caktuara të palës sonë kundërshtare.

Gjithçka ndodh në një periudhë kur Europa ka filluar të riformatohet e ridimensionohet pas Brex-it dhe me çështjen e Katalonisë së Spanjës. Në një pikë të tillë historike kujt më shumë i intereson kjo shashkë që të ngrej tym e pluhur mbi çështjen shqiptare në Kosovë e në rajon?! Futja e SHBA-së në bisedimet Serbi – Kosovë është një tregues i qartë ndaj politikës kosovare e cila haptas në këtë dhjetëvjeçar ka minuar luftën e kryer nga NATO dhe UÇK për pavarësinë e Kosovës.

Ky akt është tregues se politika e jashtme amerikane ka vendosur të marri në dorë situatën pas një sorrollatjeje pa fund nga pala e dipllomacisë së Prishtinës e cila direkt dhe indirekt me qëndrimet e saj të paqarta ka nxjerrë të pavlerë luftën e kryer për pavarësi. Ndërkoh që ky qëndrim nxjerr në pah pakënaqësinë e politikës së jashtme amerikane e të partnerëve tanë për linjën e ndjekur nga Kosova e cila me qëndrimet e saj duket sikur zbaton me zell të madh pikat e dipllomacisë të ardhura nga UDB-ja Serbe.

Jemi në dijeni se Serbia ka përkrahjen e Rusisë, Greqisë dhe Francës, shtete kyçe në arenën e BE-së, ndërkoh që Kosova ka humbur trenin për vite me radhë me një kosto marramëndëse si për ekonominë, popullin, çështjen shqiptare, politikën, dipllomacinë, por edhe për rolin e partnerëve strategjik në rajon e më gjerë. Rrënimi dhe rrëzimi i kësaj kupole politike në Kosovë është i domosdoshëm, është mision historik kombëtar.

Reforma e Drejtësisë, Veting-u dhe Prokuroria Speciale në Kosovë ashtu siç po ndodh paralelisht në boshtin Tiranë – Shkup është thelbësor për ridefinimin e shqiptarizmit brenda dhe jashtë kufijve të shteteve me shumicë shqiptare.

Ndëshkimi i krimit të organizuar politik është një hap i domosdoshëm në situatën katastrofike që gjenden këto shtete kundër interesit kombëtar!

About The Author

Related posts