Gusht 21, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Sot fillon aplikimi për Lotarinë Amerikane: Ja si të aplikoni onlinë

Sot fillon aplikimi për Lotarinë Amerikane: Ja si të aplikoni onlinë

KMA NEWS /  Sot më 3 tetor 2017 në orën 18.00 fillon hapja e aplikimeve  aplikimet për llotarin;ë amerikane për Lotarinë Amerikane. Ambasada e SHBA në Tiranë, në faqen e saj zyrtare, ka publikuar udhëzimin me rregullat që duhet të ndjekin aplikuesit.

Aplikimi duhet të jetë i saktë dhe bëhet në anglisht. Fotoja duhet të jetë e kohëve të fundit. Duhet pasur parasysh që duhet aplikuar me statusin aktual. Nëse ndonjë çift për shembull është në proces divorci, bashkëshortët duhet ta përfshijnë njëri – tjetrin dhe fëmijët, nëse kanë.

Këtë vit aplikimi vjen me një risi. Informacioni i hedhur në formularin e aplikimit mund të shihet pas dërgimit të tij.

Programi i Vizave Emigruese të Shumëllojshmërisë është i autorizuar nga Kongresi dhe administrohet nga Departamenti i Shtetit. Ai aplikohet çdo vit. Vitin e kaluar më shumë se 200 mijë shiqptarë u bënë pjesë e tij.  Për vitin 2019 do të jenë në dispozicion 50,000 viza emigrantësh të shumëllojshmërisë (DV). Regjistrimi për në programin e Lotarisë është falas.

Aplikimi mund të bëhet në këtë link: https://www.dvlottery.state.gov/

About The Author

Related posts