Gusht 21, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Sulm terrorist në Las Vegas me 20 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur

Sulm terrorist në Las Vegas me 20 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur

KMA NEWSMë shumë se 20 veta u vranë dhe mbi 100 të tjerë u plagosën gjatë një sulmi me armë në një festival të muzikës në Las Vegas mbrëmjen e së dielës, bëri me dije sherifi i Las Vegasit.

Patrulla të shumta të policisë shkuan në vendin e ngjarjes pas njoftimeve se një person është duke shtënë me armë zjarri në festival. Policia e Las Vegasit njoftoi më vonë se një i dyshuar “është qëlluar”, por nuk dha më shumë hollësi.

Pjesëmarrësit në koncert thanë se kishin dëgjuar të shtëna me armë automatike.

Kodiak Yazzie, 36 vjeçar, tha se ai dhe mikesha e tij, po ndiqnin paraqitjen e Jason Aldeanit kur dëgjuan krisma si të fishekzjarrëve.

Mijëra u larguan pasi breshëria e te shtënave mund të dëgjohej për më shumë se pesë minuta, tha Yazzie.

Dëshmitarët thanë se kanë parë disa viktima dhe shumë autoambulanca afër vendit ku mbahej koncerti. Disa nga pjesëmarrësit u mblodhën më pas ne bodrumin e kazinosë së hotelit Tropicana.

Oficerët e policisë të armatosur me pushkë hynë në hotelin dhe kazinonë Mandalay Bay dhe mbyllën zonën përreth.

Fluturimet nga aeroporti ndërkombëtar McCarran, u pezulluan përkohësisht për shkak të shtënave thanë autoritetet nëpërmjet rrjetit twitter.

Një tjetër sulm ka ndodhur edhe në Marsejë të Francës ditën e djeshme

Grupi militant Shteti Islamik, mori përsipër përgjegjësinë për sulmin në Marsejë ku u vranë dy gra nga një person që i theri me thikë ato para se të qëllohej e të vritej nga policia.

Personi që vrau të dyja gratë, ishte arrestuar dhe më pas lënë i lirë dy ditë më parë.

Autoritetet franceze thanë se i dyshuari, me identitet të shumëfishtë, ishte ndaluar nga policia në Lion më 29 shtator nën dyshimin për vjedhje, por ishte lënë i lirë në mungesë të dëshmive.

Personi u tha se brohoriti “Allahu Akbar,” (Zoti është i madh) derisa theri më thikë dy gratë në stacionin qendror të trenit në Marsejë, para se të qëllohej dhe të vritej nga ushtarët. Sulmuesi dhe viktimat nuk janë identifikuar.

Prokurorët francez hapën hetimet “kundër terroriste”, por ende nuk e kanë shpallur sulmin si terrorist.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, shkroi në twitter se është “thellësisht i zemëruar” me sulmin “barbar”, ndërsa përgëzoi reagimin e shpejtë dhe gjakftohtë të ushtarëve.

Franca është në gjendje të jashtëzakonshme që nga nëntori i vitit 2015 kur ekstremistët islamik sulmuan një sallë koncertesh dhe disa restorante në Paris.

Ka pasur edhe disa sulme terroriste në Francë që nga atëherë, përfshirë dhe sulmin në Nicë në qershor të vitit 2016 kur 86 veta u vranë kur një kamion goditi këmbësorët që po kremtonin ditën e Bastijës.

About The Author

Related posts