Dhjetor 08, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Tahiri i filmuar nga italiantë në një takim me Habialjt

Tahiri i filmuar nga italiantë në një takim me Habialjt

Autoritetet italiane kanë vëzhguar Saimir Tahirin sëbashku me grupin Habilaj, në disa raste.

Nga vëzhgimi ka rezultuar se Tahiri, në vitin 2014, ka udhëtuar 4 herë me Habilajt jashtë vendit, pikërisht me makinën Audi “AA 003 GB”. Këto udhëtime, Tahiri i bie t’i ketë bërë gati një vit pasi deklaroi se e ka shitur këtë makinë.

Në 2015-n, ish-ministri tha se në vitin 2013 ua shiti makinën kushërinjve të largët.

Tahiri shfaqet sërish në prani të Habilajve në Vlorë në vitin 2016.

Të dyja këto dokumente i janë vënë në dispozicion Prokurorisë për Krimeve të Rënda, mbrëmjen e së mërkurës nga autoritetet italiane, dhe konsiderohen si prova të forta për implikimin e Tahirit në veprimtarinë e grupit kriminal.

Mbi bazën e tyre dhe jo vetëm, prokuroria vendosi t’i kërkojë Kuvendit heqjen e imunitetit dhe autorizimin për arrestimin e tij.

Mësohet se komunikimi ka qenë tejet sekret dhe vetëm mes Antimafias së Leçes dhe disa prokurorëve të Krimeve të Rënda, për të shmangur dekonspirimin e të dhënave.

About The Author

Related posts