Dhjetor 09, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Tahiri takimi me Ramën dhe a ndihet i tradhëtuar nga PS

Tahiri takimi me Ramën dhe a ndihet i tradhëtuar nga PS

KMA NEWS / Ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri, i ftuar në emisionin “Opinion” për të folur mbi zhvillimet e fundit rreth tij ku Prokuroria ka depozituar kërkesë në Kuvend për arrestimin e tij, I pyetur nëse ndihet I tradhëtuar brenda PS-së, është përgjigjur shkurt: “Mos më provokoni”.

Tahiri thotë se ky ka qenë një moment ku kupton sa miq ke bërë dhe sa miq të rremë ke.

“Ka qenë një moment kur kupton sa armiq ke bërë dhe sa miq të rremë ke, Jam ministri më jetëgjatë pas ’90 dhe ndoshta do më takojë të bëj edhe pak burg”, tha Tahiri.

Ai ka thënë gjithashtu se ka takuar dje edhe Ramën dhe biseda me të që ka patur ka qenë normale.

“Jam takuar dje me ramen, sot jo, kam patur një bisedë normale për një situatë anormale”, tha Tahiri.

Gjithashtu Tahiri u shpreh se ai në PS mund të kishte bërë mik këdo por nuk koa zgjedhur një rrugë të tillë, duke shtuar se mund të kishte mik dhe Ilir Metën.

“se kam as për moral as për mënyrën si jam rritur, mund të kisha zgjedhur te kisha shok ilir metën por nuk e kam!”, tha Tahiri duke shtuar se nuk ishte vetëm në këtë situatë.

“Nuk jam vetem, jam me ata njerëz që duan të vertetën”, tha ai.

pyetje: po brenda Ps?

“Mos më provokoni”, tha ai

Ish-ministri ka folur gjatë për akuzat ndaj tij, kërkesën e Prokurorisë për arrestim dhe deri tek marrëdhënie me kryeministrin Rama për të cilin tha se nuk i ka marrëdhëniet si më parë. Tahiri është shprehur se kërkesa e Prokurorisë për të është jo korrekte, sepse ajo nuk kërkon ta hetojë, por me heqjen e mandatit do ta arrestojë.

“30 minuta para ngjarjes në Gërdeci ka folur me pronarin e firmës. Dhe nuk u thirr kurrë që të dëshmojë. Vetëm se u permeda nga dy kriminelë. Unë po shkoj në burg, po arrestohem. Kjo është Shqipëria ku numëron fletët e bllokut dhe numëron 7 përqindat, është presidenti i Republikës. E kam armik që nga dita e parë si ministër. Nuk më intereson fare. Kjo është Shqipëria Lorenc.”, tha Tahiri.


“Unë e di që….interesante. Dhe sot po ju them se nuk është dita që të merrem se kush ja rol në këtë histori. Të shkoj edhe në qelinë më të largët të burgut. Do rri aty dhe pasi të zbardhet e vërteta.
Unë kam qenë ministër. S’po largohem. Sot më intereson vetëm e vërteta. Më intereson që im bir nesër kur të rritet, të mos kthejë kokën pas. Që familja ime të jetë e qetë”.

“Nëse do bleja këta politikanë, do isha i paprekshëm”

Politikanë shqiptarë për 25-vite në vendin tonë nuk kanë mbajtuar asnjëherë përgjegjësi për asgjë.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, sonte, deklaroi se këta politikanë nuk kanë dalë kurrë në bankën e të akuzuarve pavarësisht akuzave dhe videove të transmetuara në media.

Tahiri tha se nuk ka blerë asnjë nga ata, nëse do ta bënte një gjë të tillë, sot nuk do ishte këtu.

Nëse do t’i bleja këta, do të isha i paprekshëm. Nëse do kisha aleanca me këta të korridoreve të politikës dhe të pushtetit, do isha i paprekshëm”, -deklaroi Tahiri.

Më tej, ish-ministri i Brendshëm, deklaroi se ka zgjedhur të ketë armik Presidentin e Republikës, që ditën e parë ishte në qeveri.

A ka komplotuar Rama dhe Xhafa kundër tij? Ja si përgjigjet Tahiri

Gati në përlotje, Saimir Tahiri ka thënë në Opinion se në këto momente i intereson vetëm qetësia e familjes dhe e vëreta. I pyetur nëse dikush ka komplotuar kundër tij, mes tyre Kryeministri Rama dhe Ministri Xhafa, përgjigja e Tahirit ishte evazive:

“Nuk është dita të merrem kush ka rol në këtë histori. është dita t’i shkoj deri në fund kësaj historie, madje duke shkuar edhe në qelinë më të largët.

Mua më intereson të dali e vërteta. Nëse ka njerëz që janë marrë me këtë histori, do vijë dita që do të merrem unë me ta.

About The Author

Related posts