Dhjetor 08, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Tensionohet situata në Kuvend, Noka bllokon foltoren. Ruçi e nxjerr jashtë

Tensionohet situata në Kuvend, Noka bllokon foltoren. Ruçi e nxjerr jashtë

KMA NEWS / Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka përjashtuar nga punimet e seancës së sotme plenare deputetin demokrat Flamur Noka.

Shkak u bë zaptimi i foltores së Kuvendit nga Noka pas ndërprerjes së fjalës së ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili po replikonte me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati lidhur me ligjin e ri për pakicat kombetare. Ndoka bllokoi foltoren e kuvendit, kur fjalën po e merrte deputeti i LSI-së, Shezai Rrokaj.

Noka i ra dhe foltores dhe kërkoi nga Ruçi zbatimin e procedures. Pasi e paralajmëroi disa herë, kreu i Kuvendit e përjashtoi deputetin Noka.

Ndërkohë, pas këtyre zhvillimeve kreu i Kuvendit, Ruçi ka njoftuar ndërprerjen e punimeve të seancës  për 5 minuta deri sa të largohet Ndokës nga salla.

Për kreun e grupit parlamentar Taulant Balla, kemi të bëjmë me një skenar të parapërgatitur të PD-së për të bllokuar punimet e Kuvendit në çdo seancë plenare

Këtë situatë, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, e ka cilësuar si skenar të mirëpërgatitur të PD-së. Në një prononcim për mediat nga jashtë kuvendit, ai e ka cilësuar sjelljen e PD-së, si skenar për të bllokuar punimet e kuvendit. Dje Basha, sot Noka, tha Balla.

”Siç e shikoni ne bashkë me ju po bëhemi dëshmitarë të një skenar të parapërgatitur në çdo seance ku sapo fillon seanca, PD shpik një arsye për të bllokuar Kuvendin. Në seancën kaluar u shpërdorua Basha, sot u shpërdorua Noka që do jetë një shpërdorim i mandatit të tij. Shqiptarët na kanë besuar për më shumë punë dhe shtet”,-tha ai.

Balla më tej ka thënë se projektligji për pakicat kombëtare, ka kaluar me konsensus në komisionet përkatëse. ”Na vjen keq që PD është rikthyer një bllokimi që nuk i bën mirë Shqipërisë. Pr. ligji për pakicat ka kaluar përmes një konsensusi të plotë. Kështu e lexon PD votën e 25 qershorit. Fjala për procedure jepet, por kur deputeti që ka radhën në foltore fjala prevalon. Noka i ndërpreu fjalën deputetit të LSI”,-tha Balla.

Edhe pas pushimit seanca nuk është zhvilluar, ajo është nderprerë dhe është shtyer për tu zhvilluar në orën 17.00 pasi deputeti Ndoka me gjithë ndërhyrjen e gardës nuk është largua nga salla.

About The Author

Related posts