Dhjetor 15, 2017

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Trump do të autorizojë publikimin e dosjeve sekrete për vrasjen e John Kennedy

Trump do të autorizojë publikimin e dosjeve sekrete për vrasjen e John Kennedy
REKLAMA NE LAJM

KMA NEWS / Presidenti Donald Trump njoftoi të shtunën se do të autorizojë bërjen publike të dokumenteve sekrete që mund të japin më shumë informacion për vrasjen e Presidentit amerikan John Kennedy në vitin 1963.

“Nëse nuk marr ndonjë informacion të ri, do të lejoj si President që të hapen dosjet e (Presidentit) John F. Kennedy, që kanë qenë të bllokuara dhe të klasifikuara sekret për një kohë të gjatë”.

Pjesa e fundit e dosjeve sekrete ishte planifikuar të bëheshin publike me 26 tetor nëse presidenti nuk ndërhynte më parë, siç ishte parashikuar në Ligjin e vitit 1992 për Grumbullimin e të Dhënave për Vrasjen e Presidentit Kennedy.

Ligji parashikonte publikimin e të gjitha dokumentave brenda 25 vjetëve, nëse presidenti nuk gjykonte se publikimi i tyre do të dëmtonte marrëdhëniet me jashtë, operacionet ushtarake, zbulimin dhe rendin.

Ka më shumë se 3 mijë dokumenta, që nuk janë parë kurrë nga publiku dhe rreth 30 mijë të tjera, që janë publikuar me redaktime.

Shumë studiues të Kennedy-t besojnë se dokumentat e papublikuara mund të kenë detaje për udhëtimin e Lee Harvey Oswaldit në Mexico City, disa javë para se të vriste presidentin, përfshirë vizita në ambasadat sovjetike dhe kubaneze.

Oswald u tha hetuesve se vizitoi ambasadat për të marrë viza që të mund të hynte në Bashkimin Sovjetik dhe Kubë, sipas një trupe investigative të njohur si Komisioni Warren.

Më herët këtë javë, konsulenti republikan dhe njeri i besuar i Presidentit Trump, Roger Stone i tha në një intervistë drejtuesit të një emisioni radioje, Alex Jones dhe nxitës teorish konspirative që i kishte bërë thirrje Presidentin Donald Trump që t’i publikonte që të gjitha dosjet sekrete.

REKLAMA NE LAJM

About The Author

Related posts