Dhjetor 08, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Turqia vendos trupa ushtarake në Idlib të Sirisë

Turqia vendos trupa ushtarake në Idlib të Sirisë

KMA NEWS / Turqia ka dislokuar trupa në provincën Idlib të Sirisë, si pjesë e përpjekjeve për t’i dhënë fund luftimeve dhe kontrollit xhihadist në rajon.

Zyrtarët ushtarakë turq thanë të premten se forcat turke po vendosin poste vëzhgimi në zonë. Gazeta Hurriyet njofton se Turqia dërgoi mbi 100 ushtarë dhe 30 automjete të blinduara në rajonin veriperëndimor sirian. Gazeta tha se më shumë trupa do të vendoseshen gjatë ditëve të ardhshme.

Trupat ushtarake turke po mbështesin Ushtrinë e Lirë Siriane, rebelët sirianë që duan të rrëzojnë presidentin Bashar al-Assad.

Në një fjalim televiziv të premten, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha: “Ne thamë se do të vijë pa paralajmërim gjatë natës, dhe natën e kaluar, filluam operacionin” duke iu referuar operacionit që filloi të enjten.

“Ne ndajmë një kufi prej 911 kilometrash me Sirinë, dhe jemi ne ata që janë nën kërcënim” tha zoti Erdogan.

Turqia aktualisht po strehon rreth 3 milionë refugjatë nga Iraku dhe Siria. Ekspertët e sigurisë kanë paralajmëruar se Turqia mund të përballet me një krizë humanitare, por gjithashtu një kërcënim sigurie për shkak të xhihadistëve me bazë në Idlib.

About The Author

Related posts