Dhjetor 15, 2017

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Denoncimi: Antenat në pallate shfrytëzim financiar, shkelje e ligjit në kurriz të pronarëve banorë.

Denoncimi: Antenat në pallate shfrytëzim financiar, shkelje e ligjit në kurriz të pronarëve banorë.
REKLAMA NE LAJM

KMA NEWS

Nga Genta Kaloçi Skënderi

gentAntenat e kompanive celulare të vendosura mbi tarracat e pallateve tona, ku rrezatimi është i tmerrshem dhe rreziku për kancer i jashtzakonshëm dhe asnjë nuk flet. Të gjitha bëhen në fshehtësi të plotë midis ndërtuesve të pallateve dhe kompanive celulare.
Ç’punë ka ndërtuesi i pallateve dhe administratori të shfrytëzoj taracën që është hapësirë e përbashkët e paguar me qindra mijra euro në kontratat e apartamenteve. Ndërkoh që shfrytëzimi I tyre bëhet në mënyrë cubash e të fortësh me armë e shantazhe nga ndërtuesi I cili nga momenti I dorëzimit të pallatit për
banim nuk ka asnjë lidhje me pallatin dhe administrimin e tij nga aspekti ligjor dhe juridik.
Ky abuzim dhe shkelje e së drejtës së pronës private bëhet me ndihmën e pushtetit vendor, kryetarët e bashkive dhe pushtetit qendror, kryeministrave, presidentëve, ministrave, deputetëve, drejtorëve e të tjerë sipas renditjes.
Shfrytëzimi i ambjenteve të përbashkëta nga ndërtuesit është shkelje dhe duhet të përballen me ligjin si edhe kryetarët e bashkisë që kanë miratuar në kurriz të banorëve tarifa që bien ndesh me të drejtat e tyre si pronarët e vërtetë të apartamenteve. Ky zullum duhet të marrë fund një herë e mirë, pavarësisht se vendosja e antenave në taraca është një armik I fshehtë ndaj shëndetit tonë, por edhe sepse kontratat dhe përfitimet që u takojnë banorëve në përpjestim të drejtë me sa hyrje ka pallati këto shifra vidhen nga ndërtyesit me ndihmën e bashkive, firmave celulare dhe pushtetit qendror.
Nëse bien dakort familjarët vendosjen e tyre me të drejtë pagese nga kompanitë është diçka që duhet ta vendosin ata në takimet dhe mbledhjet e tyre, gjithçka tjetër që vendoset në zyrat e bashkive dhe miratohet me VKM është e paligjshme dhe në kundërshtim me shumë ligje e të drejta.
Një ilustrim I thjeshtë; në muaj marrin 1000€ për antenën përpjestohet kjo për 30 apartamentet që ka pallati mesatarisht u takon 33€ që dalin e teprojnë për shpenzimet e çdo familje për mirmbajtjen e pallatit, por mbeten lekë edhe për të mirmbajtur e rregulluar gjithçka brenda dhe jashtë territorit të pallatit.
Në rast se është kompleks të përfitoj i gjithë kompleksi nga manaxhimi i kësaj shume. Gjithashtu mund të bien dakort pallatet që janë në rreze të ngushtë të përfitojnë nga tarifa për shpenzimet mujore (nëse do të jenë kundër vendosjes së antenës në taracë).
Në këtë mënyrë arrihet gjithçka pa patur konflikte mes banorëve për mos pagesat e detyrimeve mujore (pastrim, ashensor, llampat/pompa/depo ujit etj.)
Asnjë reagim, asnjë denoncim, asnjë gazetar s’merret me këtë informacion. Këto antena nuk lejohen ne vende të europës të vendosen në mënyrë tinzare, përkundrazi ka ligje e kritere për vendosjen e tyre. Ketu asnjë reagim nga pushteti i kaluar dhe nga ky i riu.
Ps. Denonci im është nisur edhe në adresat e ministrave të qeverisë Rama 1, min të brendshëm Tahiri (nga I cili pres akoma një përgjigje, megjse saja iku për lesh arapi) dhe min së turizmit znj. Gjermeni (e cila si e fjetur që është nuk nxjerr as qimen nga qulli, e jo më të presësh të marri masa ose të rregulloj projektligje në favor të komunitetit). Gjermeni kishte marrë me qindra mijra euro nga “biznesmenë” shqiptarë në Itali/Milano dhe është peng I tyre, pavarësisht se I çonte te Rama e ky I përcillte te Gjermeni.;)
Tregues ky që nga ata biznesmenë nuk u ndikuan se mbase nuk ishin kriminelë e nuk merreshin me armë, drogë e shantazhe!!

REKLAMA NE LAJM

About The Author

Related posts