Dhjetor 15, 2017

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Londra Kuq e Zi: Festojmë së bashku ditën e flamurit

Londra Kuq e Zi: Festojmë së bashku ditën e flamurit
REKLAMA NE LAJM

KMA NEWS / Londra Kuq e Zi: Festojmë së bashku ditën e flamurit

Të shtunën më 25 Nëntor në orën 14.00 në kuadër të 105 vjetorit të ditës së Flamurit, shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë,  shoqata shqiptare  “Ardhmëria” në bashkëpunim me Forumin e Bashkimit të Shoqatave Shqiptare në Britaninë e Madhe, do të zhvilloj një aktivitet të madh mbarëkombtar në qendrën e kulturës botërore, në kryeqytetin britanik Londër.

lutiSipas Drejtorit të Forumit të Bashkimit të Shoqatave zotit  Lutfi Vata, festimet do të zhvillohen në qendër të Londrës, nënë shoqërinë e flamujëve të shumtë kuq e zi, ku kryeqyteti britanik, për pak orë do të flas vetëm shqip, ku do të dominohet nga një atmosferë e bukur krejt Kuq e zi.

Veç  bashkëatdhetarëve të shumtë shqiptarë, në këtë aktivitet të rëndësishëm për kombin tonë, do të jenë të pranishëm edhe dy ambasadorët shqiptar në Britaninë e Madhe, ai i Shqipërisë z. Qirjako Qirko dhe ambasadori i Kosovës, z. Lirim Greiçevci, si dhe deputetë, përfaqësues të pushtetit lokal e shumë personalitete të tjera britanike.

Aktiviteti do të pasurohet nga recitimet e bukura kushtuar patriotëve të shquar që kontribuan për këtë ditë të shënuar, të interpretuar nga fëmijët shqiptarë të cilët ndjekin mësimin plotësues të gjuhës shqipe në shkollat e ngritura nga shoqatat shqiptare. Gjithashtu këngët e bukura patriotik që do tu përcjellin të pranishmëve këngëtarët,  Alfred Morina dhe Alban Mustafa do tia shtojnë edhe më shumë bukurinë kësaj feste.

pavaresia 1

Sipas drejtorit të Forumit z. Vata pritet një pjesmarrje shumë  e madhe e bashkëatdhetarëve, duke manifestuar kështu traditën dhe zakonet e vyera të kombit tonë, ku  në ditë të tilla shqiptarët kudo që ndodhen duhet të jenë më të bashkuar se kurrë, pa dallim feje dhe bindjesh a ngjyrash politike. Ai u bënë thirrje të gjithë shqiptarëve që të jenë pjesë e këtij evenimenti të bukur, por edhe shumë të rëndësishëm mbarëkombëtar.

Rrroftë Pavarësia! Rroftë Kombi Shqipëtar! Gëzuar festën e Flamurit dhe të Çlirimit!

V.O.  Adresa e plotë ku do të zhvillohet aktiviteti: 47 Cumberland St. Pimlico, SW1V 4LY

REKLAMA NE LAJM

About The Author

Related posts