Dhjetor 15, 2017

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Një lum që rrjedh nuk kthehet mbrapa: Zgjidhja e çështjeve shqiptare në Rajon në rrugën e duhur

Një lum që rrjedh nuk kthehet mbrapa: Zgjidhja e çështjeve shqiptare në Rajon në rrugën e duhur
REKLAMA NE LAJM

KMA NEWS / Politika e re rajonale ka hyrë në fazat e para të realizimit të saj konkret!

Nga Genta Kaloçi Skënderi

gentTakimi në Kretë mes dy përfaqësuesve shqiptar dhe grekë është vendosja dhe përcaktimi i një vije politike të re që do të mbahet në këtë 5-10vjeçar.
Greqia në një pikiatë përballë një makthi gjeopolitik rajonal që s’e ka menduar kurrë se do realizohet në kurriz të saj, por politika e re rajonale u përcaktua që nga 2 prill 2014-ës.
Takimi do vendosi pikat mbi “I”për të dy palët, ndërkoh që pala jonë do të mbetet e fituara e takimit.
Një takim I shtyrë nën presionin e palës amerikane dhe me një Greqi de juro e de facto të falimentuar që mbijeton nga këstet e borxhit të Bundestagut gjerman, por nën yshtjet dhe bekimet amerikane.
Pala greke në përpjekje të mbroj imazhin dhe të shpëtoj nga linçi publik do mashtroj publikun për arritjet dhe rezultatet e këtij takimi. Pala shqiptare do bjeri dakort ti japi një dorë ndihmese politikës greke që të mos akuzohet haptas nga kundërshtarët dhe nga e djathta ekstreme si agimi I artë.
Gjithashtu duke marrë parasysh se Turqi-Amerikë para disa ditëve shkrinë akullin në marrdhëniet dipllomatike mes tyre është një tregues se Greqia është në mesin e presionit të tyre për momentin aktual.
Turqia (Erdogani) mundohet të zbusi qëndrimin amerikan ndaj tij dhe lëvizjeve të tij politike brenda dhe jashtë turqisë(çështjet, iran, irak, kurdët). Në mënyrë që të siguroj një aleat dhe një zbutje mardhëniesh mes palëve greqia futet si kurbani I radhës mes tyre.
Greqia në një kohë që është gjunjëzuar financiarisht nuk ka luksin të vendosi në arenën ndërkombëtare. Gjithashtu kjo është në favor të rajonit sidomos për faktorin shqiptar që është prezent në të gjitha shtetet fqinje për ti dhënë një përgjigje të gjitha çështjeve që mbahen pezull prej afro një shekulli.
Duhet të përmendim në të njëjtën valë është çështja e zgjidhjes së emrit të Maqedonisë me Greqinë, për të cilën pala greke prej vitesh kanë propozuar emrin Maqedonia e Sipërme. Ky emër lë hapësira për keqinterpretime gjeopolitike nga pala greke në aspekt largpamës për ta aneksuar duke iu hapur oreksi për pretendime territoresh. Megjithatë duke parë vështirësitë ekonomike të palës greke dhe deklaratat e investimeve amerikane në Greqi kjo tregon se pala greke është e gatshme të bëj lëshime në vijën e politikës së jashtme. Ky veprim shihet si e vetmja rrugë shpëtimi për sjelljen e investimeve të huaja për ti dhënë frymë vendit që të dalë nga kriza ~10vjeçare.
Në të njëjtën linjë kemi ultimatumin amerikan nga zyrtari i lartë Hoyt Yee ndaj palës serbe për një zgjidhje me palën kosovare. Nga burime serbe, Kryetari I Partisë Serbia e Re Velimir Iliq ka ftuar Vuçiç të tregoj për ultimatumin e DASH.
Serbia ka afat për ta njohur Kosovën deri më 1 janar 2019, që ti përmbahet zotimeve me shkrim për pranimin e Kosovës në OKB. Vonesat dhe shtyrjet nuk do të pranohen nga pala amerikane.
Ndërkoh që në Mal të Zi, faktori shqiptar ka arritur të pranohet zyrtarisht gjuha shqipe në Podgoricë, Ulqin, Tivar, Plavë, Rozhajë dhe shpalljen e Tuzit komunë e pavarur me të drejta vetëqeverisëse.
Me pak fjalë kur të dëgjoni e lexoni lajmet thellohuni te thelbi e bashkoni copëzat e mozaikut të një fryme të re politikbërje në vend e në rajon pro faktorit shqiptar.

REKLAMA NE LAJM

About The Author

Related posts