Dhjetor 15, 2017

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Pushtetarë dhe ish! Mos u lodhni kot se edhe vrima e miut është bllokuar, do i paguani të gjitha

Pushtetarë dhe ish! Mos u lodhni kot se edhe vrima e miut është bllokuar, do i paguani të gjitha
REKLAMA NE LAJM

KMA NEWS

Nga Genta Kaloçi Skënderi

gentNë prag të reformës dhe vetingut në drejtësi të gjithë mundohen të mbyllin çështjet dosjet e tyre me vendime pro vetvetes si në çështje penale e si në çështje civile dhe administrative.
Nuk është aspak çudi që 43 muajt e fundit një përpjekje pa pushim bëhet nga institucionet e pushtetit trepartiak PD LSI PS me bishtat e tyre për të përfituar financiarisht në kurriz të shtetit me vendime abuzive.
Harrojnë sali delenxhiu, like legeni, sakati jari zari, mona pabreksja, full-hani me shokë e shoqe se të gjitha vendimet do futen në sitën e veting-ut.
Ata nuk harrojnë, por gënjejnë veten, mashtrojnë veten se mbase fitojnë ndonjë ditë shtesë dhe ndonjë pare për ti mbajtur gjallë polotikisht edhe për ca kohë akoma në arenën politike.
Llogaritë prej 43 muajsh u janë bllokuar deri te kushuriri i 77 brenda dhe jashtë vendit në offshore dhe në ofsajt e në sorrat prapa diellit.
Pronat e patundshme janë bllokuar me preventiv pa të drejtë shit/blerjeje kështu që kupola e jashtëqitjes është në hall të madh.
Shpenzimet i kanë të shumta për të blerë ortak e b/puntorë brenda dhe jashtë, për lobues dhe kompani për të promovuar vlerat e tyre antishqiptare në arenën ndërkombëtare.
Kështu që u rrit prodhimi i hashashit nga të gjithë deputetë ministra dhe zyrtarë të lartë për të mbajtur vetveten në pushtetin e krimit.
Bandat e trafiqeve që mbajnë me financë pushtetin politik dita ditës po asgjesohen në b/punim me Interpolin, DEA-n, FBI etj instrumente si këto.
Kështu që paret e thata i mbajnë në shtëpi të groposura si pas 45-50-ës kulakët e asaj kohe edhe kupola e jashtëqitjes ato hapa ndjek prej 43 muajsh.
Rrojnë nga trafiqet, qeratë dhe përqindjet e marrveshjeve të konçensioneve formale dhe informale.
Kështu që si rrjedhojë dalim në konkluzionin se këto lajme vendimesh vijnë si pasojë për të mbushur xhepat që të sigurojnë të ardhmen e pasigurtë e të hidhur që po ja ndjejnë erën prej kohësh.
Sakati ish president jari zari merr paret tani si full-hani me shokë, por harrojnë se nga e marrja e vendimit deri te zbatimi i urdhrit për pagesë nga thesari i shtetit ka një proçedurë dhe disa hapa. Kushdo që mund të përshpejtoj hallkat e proçedurës administrative për zbatimin e urdhrit do e haj sa krahu me ligjin e ri të përgjegjsive juridike profesionale të Administratorit në sektorin publik.
Mund ti marrin tani, por do bllokohen vendimet e gjyqsorit nga veting-u dhe si rrjedhojë edhe llogaritë bankare ku janë hedhur përfitimet monetare.
E gjithë kjo veprimtari do të bëhet në proces të verifikimit të dhënies së vendimeve të ndikuara apo jo nga politika, në kundërshtim apo jo të ligjit, në dëm apo jo të interesit publik.
Në fund të verifikimeve të gjyqtarëve, vendimeve në çështje të ndryshme si dhe të politikanëve nëse kanë përfituar në dëm të buxhetit të shtetit do të dali pasqyra e vlerësimit të dosjeve të gjyqtarëve dhe do të kthehen çështjet nga e para për gjykim nga institucionet e reja të sistemit të drejtësisë.
Ç’keni ju? I merrni tani do i paguani së shpejti me përqindje interesi si edhe me burg, sekuestro konfiskim!!

REKLAMA NE LAJM

About The Author

Related posts