Shtator 26, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Basha pret kreun e PD të Londrës Av. Naim Hasanin

Basha pret kreun e PD të Londrës Av. Naim Hasanin

KMA NEWS / Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka pritur në një takim të veçantë në selinë blu kreun e PD në Britaninë e Madhe, zotin Naim Hasani, i cili e informoi shefin e opozitës në lidhje me vendimin e Gjykatës Supreme Britanike, e cila ka hedhur poshtë vendimin e Ministrisë së Brendëshme, Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës së Lartë për heqjen e nënshtetësisë britanike të dy shtetasve shqiptarë, Dinjan Hysaj dhe Agron Bakijasi që e kishin fituar atë duke u deklaruar si shtetas kosovarë, ndërkohë që janë shqiptarë nga Shqipëria.

Veç postit si kryetar i PD për degën e Britanisë së Madhe me qendër në Londër, Naim Hasani, është avokat dhe është pikërisht avokati që fitoj çështjen e bujëshme në Gjykatën Supreme Britanike më 21 Dhjetor 2017. Gjithashtu zoti Hasani është avokati i parë shqiptaro-britanik, që ka mbrojtur një çështje ligjore në shkallën më të lartë të drejtësisë siç është Gjykata Supreme Britanike.

Kryetari Basha tha se ky është një vendim historik që u shërben shumë familjeve shqiptare.

Statusi i plotë i kryetarit Basha

basha hasani 1“Pas pritjes së mrekullueshme që më bënë bashkëatdhetarët e Londrës, pata kënaqësinë të pres në Tiranë, Z. Naim Hasani, Kryetarin e PD, Dega Londër dhe avokatin e parë shqiptaro-britanik qe ka mbrojtur një çështje ligjore para Gjykatës Supreme Britanike.

Z. Hasani më informoi mbi vendimin historik të datës 21 Dhjetor 2017 nga Gjykata Supreme Britanike, e cila ka hedhur poshtë urdhërat e Ministrisë së Brendshme Britanike të vitit 2013, që në menyre automatike u hiqnin shtetësine Britanike dy shtetasve shqiptare per shkak se ishin regjistruar si shtetas te Kosovës, dhe ka konfirmuar se ata jane shtetas Britanike me identitetin e tyre shqiptar.

Gjykata Supreme ka vendosur gjithashtu në mënyrë të qartë se edhe personat e tretë, sic jane femijet e tyre, duhet te qendrojne shtetas Britanikë.

Ky ështe një vendim me rëndësi jetike dhe një arritje e madhe për te gjithe shqiptarët në Britani dhe familjet e tyre, që ndodhen në situatë të ngjashme ligjore.

E përgëzova Z. Hasani për punën e tij shumëvjecare që u kurorezua me këtë fitore ligjore të përmasave historike, dhe e uroj atë dhe çdo bashkqytetar qe i gëzohet fryteve të këtij vendimi jetik per shumë shqiptare në Britani dhe familjarët e tyre.“

About The Author

Related posts