Qershor 19, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Ironia e Manjanit : Edhe ky ka votuar kundër Amerikës, si Shqipëria

Ironia e Manjanit : Edhe ky ka votuar kundër Amerikës, si Shqipëria

KMA NEWS / Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar fort edhe sot votimin e Shqipërisë në OKB, për rezolutën e bërë nga Turqia kundër SHBA-së.

Ai ka bërë publike një foto me një mesazh të shkurtër:

‘Një përfaqësues i një shteti partner me këtë të Rilindjes sonë. Edhe ky votoi kundër USA… ‘, shkruan Manjani në Tëitter.

Rama dje nuk e priti fare mirë pyetjen e gazetarëve nëse votuam pro Turqisë dhe kundër SHBA-ve.

“Kjo është një pyetje që më kujton “Klanin” e vjetër. Britania e Madhe mos vallë zgjodhi Turqinë dhe braktisi Amerikën?! Britania është një nga aleatet më të rëndësishme të SHBA-ve. Japonia kë zgjodhi?! Ç’është kjo pyetje?! Se na ndihmoi edhe presidenti që të bëhemi qendra e botës, dhe unë tani po flas nga qendra e botës.

Ky është një debat idiot, që nuk zhvillohet në asnjë vend tjetër, dhe që nuk zhvillohet as vetë në Amerikë. A e kuptoni që kur them katund dhe kazan kam të drejtë?! Kam parë njerëz të dehur që dalin dhe flasin ..ç’a bëhet kështu, ne kemi mbajtur qëndrimin që Shqipëria ka mbajtur para se të vinim ne në qeveri.

Shqipëria voton si BE-ja, dhe ky vendim i është bërë i qartë të gjithëve, e keni lexuar ju rezolutën e Shqipërisë në 2011?! E keni lexuar?! Ç’është kjo idiotësi? Do thoni ju disa vende abstenuan, po nuk ishte rasti yne ky!”, u shpreh Edi Rama.

manjani indiani

About The Author

Related posts