Dhjetor 15, 2017

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

”Ju lutem shumë, si krishti po ju lutem”, 25 familje të komunitetit rom në Berat apelojnë për ndihmë

”Ju lutem shumë, si krishti po ju lutem”, 25 familje të komunitetit rom në Berat apelojnë për ndihmë
REKLAMA NE LAJM

KMA NEWS / “Tërë natën e natës me dy fëmijë, një që e kam jetim dhe një që e kam gjysmake, të më ndihmojë qeveria, ju lutem shumë, ju lutem shumë si krishti. Ka 20 vjet që po përmbytemi pothuasje ccdo vit”, ky ka qenë apeli i një qytetare të komunitetit rom në Berat që është përmbytur si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Osum.

Burrë e grua nuk kanë munguar që të falenderojnë dhe Policinë që ka qenë me ta gjatë natës, po zgjidhja kërkon një investim në afatgjatë.

Ndërkohë që Lumi është tërhequr gjatë orëve të mëngjesit të sotëm, dëmet kanë mbetur pas.

Ndërprerja e rreshjeve të shiut ka sjellë uljen e prurjeve të lumit. Gjatë gjithë natës situata në lagjen Goricë është mbajtur nën kontroll, ndërkohë që rreshjet janë ndërprerë dhe kanë sjellë ulje të prurjeve. Gjithë rruget e qytetit jane të zhytura në balte dhe uji po largohet nga pedonalja e qytetit.

Bashkia ka vënë në pune te gjith punonjesit për pastrimin e pedonales dhe rrugës. E vështirë ka qenë situata gjatë natës dhe në Urën Vajgurore në lagjen Dafinat.

Në Skrapar shume fshatra jane ende pa energji elektrike. Përroi i Guhakut atje ka vërshuar duke dëmtuar dhe një biznes me prurjet e tij. Shumë toka bujqesore neë njësitë administrative të Urës Vajgurore janë nën ujë. Po nis të bëhet verifikimi i dëmeve nga gjithë situata e krijuar.

(E.K/Faxweb)

REKLAMA NE LAJM

About The Author

Related posts