Dhjetor 15, 2017

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Kosova nis ndihmën për përmbytjet, 5 grupe shpëtimi në Fier për të shpëtuar 20 familje

Kosova nis ndihmën për përmbytjet, 5 grupe shpëtimi në Fier për të shpëtuar 20 familje
REKLAMA NE LAJM

KMA NEWS / Nis dhënia e ndihmës nga Kosova për Shqipërinë. Siç e kishte përmendur edhe kreu i Emergjencave Civile Shemsi Prençi, Kosova do të ndihmonte Shqipërinë me grupe shpëtim-kërkimi, ndërsa sot 5 të tillë kanë mbërritur në Fier.

”Fax News” mëson se në Ferras dhe në zonën e Frakullës janë duke mbërritur nga Kosova 5 grupe kërkim-shpëtimi. Kjo, për të ndihmuar në evakuimin e banorëve që kanë qëndruar në katet e dyta të banesave dhe të bagëtive që ata kanë.

Ndërhyrjet për evakuim do të vazhdojnë sepse po vazhdon rritja e prurjeve të lumit Vjosë.

Në këtë zonë janë të bllokuar 20 familje dhe fatmirësisht u arrit të shpëtohej furgoni me efektivë të policisë.

REKLAMA NE LAJM

About The Author

Related posts