Dhjetor 15, 2017

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Kryeministri Rama: Nismë ligjore për sigurimin e banesave

Kryeministri Rama: Nismë ligjore për sigurimin e banesave
REKLAMA NE LAJM

KMA NEWS / Në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave Civile, ku tashmë emergjencat kanë hyrë në fazën e dytë, në atë të reagimit ndaj pasojave, kryeministri Edi Rama tha se përparësi do të ketë nisma ligjore për sigurimin e banesave dhe bizneseve nga përmbytjet.

”Përparësi dhe marrja e nismës ligjore për sigurimin e banesave nga përmbytjet, bizneseve nga përmbytjet. Jemi ende i vetmi vend që nuk ka një masë të tillë në ligj dhe ku pastaj njerëzit e prekur mbeten në mëshirën e fatit dhe në pritje vetëm nga buxheti i shtetit që nuk mund të përballojë gjithçka e gjithmonë dhe pse këtë herë, sigurisht që do t’i përballojmë si dhe herën e kaluar të gjitha detyrimet që burojnë nga kjo krizë e rëndë. Po është shumë e rëndësishme që të gjithë qytetarët, sipërmarrësit të sensibilizohen dhe të kuptojnë se duhet si në çdo vend normal të marrin masa të sigurohen nga fatkeqësitë natyrore në mënyrë që dëmet të kompensohen plotësisht dhe në kohë reale në bazë të këtij mekanizmi”, tha Rama.

Përfaqësues të Emergjencave Civile thanë se karakteristikë e fenomenit të përmbytjeve të këtij viti ishte dëmtimi i shumë urave. Aktualisht në gjithë vendin janë 65 ura të dëmtuara.

”Të dëmtuar shumë ura në krahasim me herët e mërpashme, ka patur volum e shpejtësi të mëdha, 65 ura të dëmtuara. E paraqesim për të thënë se është e rëndësishme në fazën që do të hyjmë. Argjinaturat, digat, kanalet kulluese mbeten ende problem”, tha Sandër Lleshi.

REKLAMA NE LAJM

About The Author

Related posts