Nëntor 12, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

LSI thirrje për kaos: Nëse Rama e zgjedh vetëm kryeprokurorin, përmbysje pa asnjë hezitim me çdo mjet e mënyrë

LSI thirrje për kaos: Nëse Rama e zgjedh vetëm kryeprokurorin, përmbysje pa asnjë hezitim me çdo mjet e mënyrë

KMA NEWS / Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar sot për qëndrimet e kryeministrit Edi Rama, lidhur me zgjedhjen e kryeprokurorit. Në një reagim në Facebook, Vasili shprehet se nëse Edi Rama e zgjedh vetëm me votat e tij kryeprokurorit, atëherë “ndaj këtij banditizmi ka vetëm një përgjigje: përmbysje pa asnjë hezitim me çdo mjet e mënyrë. Shteti ligjor ne rrezik, kjo eshte emergjence kombetare!”,- shprehet Petrit Vasili.

Ajo çka bienë sy dhe të bënë të mendosh e të dyshosh është, se kreu i grupit kuvendor të LSI, kur shprehet për përmbysje të qeverisë me çdo mjet e mënyrë, parashikohet dhuna dhe kaosi, se thotë me metoda demokratike!

Gati një vit më parë Kma News, u kishte informuar se ka një tendencë për të krijuar një 97 tjetër në Shqipëri nga politika shqiptare e cila po tenton me të gjitha metodat dhe mënyrat për të shpëtuar miljonat dhe miliardat e vjedhura me anë të korrupsionit, por që amerikantë dhe gjermanët i kishin marrë masat për të mos e lejuar një gjë të tillë dhe nuk do ta lejojnë. Na vjen keq por ne nuk qeverisim dot vet. Është turp që ne shqiptarët nuk mund të bëjmë shtet vet, kur mundësitë dhe kapacitetet i kemi!

Ju kishim informuar se dyshja Basha – Rama po punojnë në prapaskenë kundër ish kryeministrit Sali Berisha dhe ish kryeparlamentarit Ilir Meta, por që atëherë nuk i besuat as ju dhe as vet aktorët. Tani mos u merakosni, por pritni se po dalin në skenë të gjitha ato që ne u kishim informuar këtu e një vit më parë.

Deklarata e Petrit Vasilit:

“Kryeministri do qe te vjedhë kryeprokurorin, shteti ligjor ne rrezik. Ky kryeministri flet dhe thote: s’e paska qartësisht të drejtën ta zgjedhe prokurorin e përkohshëm.

Kush ia dha kete te drejte narkotrafikanteve? Ky nuk ka asnje te drejte as Kushtetuese as Ligjore.

Kuvendi i Shqiperise, sherbimi i tij juridik shpjegon qarte dhe me shkrim se duhen 84 vota.

Ku i ka kryeministri 84 vota?

Apo shpjegimet qe nuk i pelqejne nuk i mban mend, i mohon, i refuzon? Ka konsensus te plote me opoziten dhe qe nga sot le te kthehemi ne Kuvendin e Shqiperise dhe te rregullojme ligjet e bera cope-cope nga ai dhe sufleret e tij, qe nuk flasin shqip.

Ndryshe, ne se e zgjedh vete kryeprokurorin, ky kryeminister shnderrohet perfundimisht ne bandit politik dhe mazhoranca e tij ne nje shumice kriminale antiligj dhe antishtet.

Ndaj ketij banditizmi ka vetem nje pergjigje: permbysje pa asnje hezitim me cdo mjet e menyre. Shteti ligjor ne rrezik, kjo eshte emergjence kombetare!”.

About The Author

Related posts