Dhjetor 15, 2017

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Më 17 Dhjetor në Londër filmi “Kësulat” kushtuar luftës së Kosovës (video)

Më 17 Dhjetor në Londër filmi “Kësulat” kushtuar luftës së Kosovës (video)
REKLAMA NE LAJM

KMA NEWS / Shfaqet në Londër, Premjera e filmit  me përmasa botërore “Kësulat”.

Këto ditë në kryeqytetin e kulturës botërore në Londër, pikërisht më 17 Dhjetor 2017 ora 13.00 do të shfaqet filmi shqiptar Kësulat, me skenografi të shqiptarit Jimi Tihofsi dhe regji të regjizorit anglez Alan M.Trow, i cili ka në thelb temën e trajtimit të luftës së përgjakshme mes Serbisë dhe shqiptarëve të Kosovës gjatë viteve 1999.

Filmi do të shfaqet në The Tricycle Theatre269 Kilburn High Road, Londër, NW6 7JR

Skenaristi shqiptar i cili jeton në Londër, Jimi Tihofsi tashmë pas shumë përpjekjesh ia doli të zbatoj të plotë projektin e tij duke vënë të plotë në skenë filmin me metrazh të gjatë “Kësulat” kushtuar luftës së fundit në Kosovë.

Filmi “Kësulat” është mbështetur në temën që në epiqendër të ngjarjeve ka marrëdhëniet mes një familjeje shqiptare dhe asaj serbe, ku për ironi të fatit pak ditë para fillimit të bombardimit të NATO-s në Kosovë, ata që dikur ishin fqinjë të mire kthehen në armiq.

Një mësues serb, që jeton me bashkëshorten e tij dhe babain në një fshat të Kosovës, ku janë e vetmja familje serbe atjedhe kanë miqësi me mjekun e fshatit. Mjeku jeton me babain e tij dhe nënën, i cili është një njeri i mirë dhe parimor që respektohet nga i gjithë komuniteti. Ai kujdeset dhe shoqërohet me mësuesin serb dhe familjen e tij.

Ndërkohë një i ri shqiptar i cili jeton me nënën dhe vëllain e tij, është plot zemërim ndaj serbëve pasi i vranë babain. Ai bashkohet me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, UÇK. Në film pasqyrohen edhe pjesë nga ngjarje të vërteta.

Trupa e aktorëve që interpretojnë përbëhet nga Selman Jusufi, Bislim Muçaj, Meli Qena, May-Linda Kosumoviç, Ismail Kasumi, Fatime Sefaj, Labinot Raçi, ndërkohë që një rol kryesor në film interpretohet edhe nga skenaristi i tij Tihovsi.

Ngjarja zhvillohet në Kosovë, afër kufirit me Serbinë, në komunën e Podujevës, në fshatrat Pollog dhe Dumnicë. Ndërsa produksioni është realizuar në Britaninë e Madhe me bashkëpunim mes ekipit shqiptar dhe atij anglez.

Projektit i filmit rezulton të jetë bërë para 14 vitesh, por fatkeqësisht nuk arriti të vihej në skenë për shkak të mungesës së fondeve, të cilat ishin refuzuar disa herë nga Qendra Kinematografike e Kosovës, por që më në fund ja arriti të realizohet.

Ndërkohë filmi Kësulat synon të bëhet pjesë e “Bafta Awards” dhe të prezantohet edhe në disa shtete të Evropës.

 

REKLAMA NE LAJM

About The Author

Related posts