Dhjetor 15, 2017

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Pas përmbytjeve, Rama dhe Basha nisen drejt Brukselit

Pas përmbytjeve, Rama dhe Basha nisen drejt Brukselit
REKLAMA NE LAJM

KMA NEWS / Dy liderët e forcave kryesore në vend, javën që lamë pas i pamë mjaft të ëngazhuar në terren dhe te qytetarët e prekur nga përmbytjet.

Po ende pa u qetësuar mirë situata e përmbytjeve kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha janë larguar nga Shqipëria në drejtim të Brukselit.

Rama pritet që sot të zhvillojë një vizitë zyrtare në Bruksel, si i ftuar nga shefja e politikës së jashtme në BE, Mogherini.

Shefi i qeverisë do të jetë prezent në këtë takim bashkë me kryeministrat e vendeve të Ballkanit.

Ndërkohë, kryedemokrati Lulzim Basha do të jetë në Bruksel për takimet me PPE.

Ndonëse të dy liderët sot udhëtojnë drejt të njëjtit destinacion, nuk dihet ende nëse Basha e Rama do udhëtojnë në të njëjtin avion.

Sigurisht që në rast se do të kishte një takim mes të dyve, situata do të ishte edhe më e bukur. Në këto ditë pamë një solidaritet mjaft të madh, teksa Rama e falenderonte disa herë Bashën për mbështetjen e tij.

(E.K/FAXWEB)

REKLAMA NE LAJM

About The Author

Related posts