Shtator 26, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Protesta e opozitës, shpërthen gazetari: Duan të mbrojnë Llallën që fjeti mbi dosjet e krimit

Protesta e opozitës, shpërthen gazetari: Duan të mbrojnë Llallën që fjeti mbi dosjet e krimit

KMA NEWS / Në lidhje me çështjen e zgjedhjes së Prokurorit të Përkohshëm ka reaguar sot edhe gazetari Denis Dyrnjaja. Sipas gazetarit protestën sot po e zhvillojnë ata që emëruan mbështetën dhe dëshirojnë të mbajnë ende Adriatik Llallën në detyrë,  një kryeprokuror që la të bëhej qejf me drogën, korrupsionin e çdo lloj krimi në Shqipëri. Ai shprehet më tej se Llalla  fjeti mbi dosje krimesh.

“Prokurori i Përgjithshëm  lindje? rilindje? apo riciklim? Ndërkohë protestën e zhvillojnë ata që emëruan, mbështetën dhe dëshironin të mbanin ende Adriatik Llallën, një kryeprokuror që la të bëhej qejf me drogën, korrupsionin e çdo lloj krimi në Shqipëri, fjeti mbi dosje krimesh.
Kë të besosh?!”, shprehet Dyrnjaja.

Opozita që prej së shtunës ka paralajmëruar se do të zhvillojë një protestë sot që do të nis në orën 09:30 pasi sipas tyre zgjedhja e një Prokurori të Përkohshëm është shkelje e Kushtetutës. PD dhe LSI kanë deklaruar se Rama me prokurorin e ri do të fshehë dosjet e krimit. (J.V/Faxweb)

About The Author

Related posts