Dhjetor 15, 2017

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Zhduken tre dosjeve të bujshme në zyrën e prokurores në Elbasan

Zhduken tre dosjeve të bujshme në zyrën e prokurores në Elbasan
REKLAMA NE LAJM

KMA NEWS / Zhdukja e tri dosjeve të rëndësishme në Prokurorinë e Elbasanit, dy për pastrim parash dhe një për abuzim me fondet e një rruge, ka çuar në dyert e policisë një prokurore të Elbasanit, ndërsa për kallëzimin është njoftuar edhe Ambasada e SHBA-ve, raporton “BalkanWeb”.

Burime nga policia thanë se katër ditë më parë, prokurorja Armanda Xhaferri, ka konstatuar se në zyrën e saj mungonin tre fashikuj, që i kishin mbërritur nga Njësia Task Forcë. Një grup hetimor i ngritur enkas për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë, ka kqyrur zyrën e prokurores Xhaferri, por nuk ka konstatuar thyerje nga jashtë.

Sot, kallëzimi i prokurores së Elbasanit Armanda Xhaferri i është vënë në dispozicion edhe Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Pak ditë më parë Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gyqësor Tiranë për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikullit”.

Armanda Xhaferri, me detyrë prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, në 02.12.2017. ka bërë kallëzim në policinë e Elbasanit pasi kur ka shkuar në zyrë ka konstatuar se i kishin humbur 3 fashikuj të proçedimeve penale, materiale të Task Forcës për hetimin e korrupsionit.

Grupi hetimor, gjatë kqyrjes së vendit (zyrës), nuk ka konstatuar thyerje nga jashtë dhe ka dyshime se janë marrë nga punonjës të kësaj prokurorie, pa dijeninë e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.
Një burim zyrtar konfirmoi se materiali i kallëzimit në fjalë i është vënë në dispozicion Ambasadës USA që në fundjavë.

Prokurorja Armanda Xhaferri njihet në Elbasan si një nga prokuroret që po heton çështje nga më të rëndësishme.

REKLAMA NE LAJM

About The Author

Related posts