Shtator 26, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Ambasadori Lu 90 minuta në zyrën e Xhafajt

Ambasadori Lu 90 minuta në zyrën e Xhafajt

KMA NEWS / Ambasadori Amerikan Donald Lu ka zhvilluar një takim prej 90 minutash me Ministrin e Brendshem Fatmir Xhafaj në zyrën e këtij të fundit.

Burimet thonë se temë e bisedimeve ka qënë operacioni i inicuar pak javë më parë ‘forca e lgjit’

 

Operacioni policor ‘Forca e Ligjit’, që ka futur në grackë 38 dosje të bandave kriminale, ka angazhuar këtë të premte ambasadorët e SHBA dhe BE, të cilët kanë zhvilluar takime të njëpasnjëshme në zyrën e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

E para ka qenë kryediplomatja e BE, Romana Vlahutin, e cila ka zhvilluar një takim 45 minuta me ministrin Xhafaj. Ndërsa menjëherë pas largimit të saj, në Ministrinë e Brendshme ka mbërritur ambasadori Donald Lu, i cili ka zhvilluar një takim të gjatë mbi një orë e gjysmë, ku tema kryesore e diskutimit ka qenë goditja e bandave kriminale.

‘Forca e Ligjit’ dhe Vettingu në Policinë e Shtetit janë dy temat e nxehta që janë diskutuar mes ambasadorëve Lu e Vlahutin dhe ministrit Xhafaj. Pjesë e aksionit ‘Forca e Ligjit’ janë ekspertët më të mirë në vend, por edhe ata të huaj. Është një ekspert i FBI, i cili jep ndihmën e tij në hetimin e grupeve kriminale.

Ky takim vjen vetëm dy ditë pas mbledhjes së Task-Forcës Qendrore Ndërinstitucionale në kuadër të planit të veprimit kundër krimit të organizuar, operacionit – ‘Forca e Ligjit’. Janë 38 dosje të organizatave kriminale, që kanë përfunduar në duart e policisë dhe që së shpejti pritet të kemi efektet e para të operacionit.

Dy ditë më parë, disa prej zyrtarëve më të lartë në vend, Kryeprokurorja Arta Marku, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ministri i Financave, Arben Ahmetaj, kreu i SHISH, Helidon Bendo, ishin në zyrën e ministrit Fatmir Xhafaj, ku në fokus ishin pikërisht 38 dosjet nën hetim të bandave kriminale dhe goditja e tyre.

Report Tv mësoi se ky operacion ka vën në lëvizje grupet e krimit, të cilët po tentojnë të përdorin mënyra të ndryshme për të fshehur pasuritë e tyre të vëna në rrugë të paligjshme, duke i regjistruar ato në emrat e personave të tretë apo duke i legalizuar. Ndërkohë, që ‘Forca e Ligjit’ pritet të japë efektet e para në muajin shkurt të këtij viti.

Gjasat janë që mes Xhafës dhe ambasadorit amerikan të jetë folur edhe për gatimin e peshqve të mëdhenj, që Donald Lu ka premtuar se do të kapen në këtë Janar. Fatmir Xhafaj për momentin kontrollon policinë dhe prokurorinë. Ai ka mundësi t’i premtojë shumë ambasadorëve, por gjithsesi mbetet për t’u parë çfarë do të sjellin ditët e mbetura të Janarit.

Nga ana tjetër, edhe Vettingu në Policinë e Shtetit është një proces që po merr rrugët ligjore, ku në ditët e ardhshme projektligji do të dorëzohet në Kuvend.

About The Author

Related posts