Dhjetor 19, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Arrestohen “Peshqit e Mëdhenjë” natën e Vitit të Ri, hajdutët në krye të shtetit dhe politikës festojnë me lekët e shqiptarëve

Arrestohen “Peshqit e Mëdhenjë” natën e Vitit të Ri, hajdutët në krye të shtetit dhe politikës festojnë me lekët e shqiptarëve

KMA NEWS / Muaj Janar siç është bërë me dije do të jetë fillimi i valës së arrestimeve duke përfshirë edhe peshqit e mëdhenjë, veç kriminelëve, vrasësve, trafikantëve të drogës etj. Por ajo çka të bënë të dyshosh se po tentohet të sabotohet një proces i tillë si nga qeveria edhe nga opozita të cilat në bashkëpunim të fshehtë po mundohen ti fusin  gurë nënë rrota procesit të zbatimit të Reformës në Drejtësi. Fakt është se ky aksion veç opozitës ka trembur dhe ka sjell panik edhe tek pushtetarët e lartë aktual në mesin e të cilëve ka jo pak të rrezikuar.

Por më qartë për një destabilizim të mundshëm flet edhe arrestimi i disa pjesmarrësve të protestës përpara Kuvendit të Shqipërisë gjatë seancës së zgjedhjes së Prokurores së Përgjithëshme të Përkohëshme Arta Marku, të cilët u arrestuan pikërisht natën kur e gjithë bota festonte festën e ndrrimit të viteve.

Siç dihet, në atë protestë nuk u plagos e as nuk u vra njeri, thjesht kanë bërtitur dhe janë shtyrë me policinë disa protestues, ku edhe blut kan treguar forcën ndaj tyre.

Të ndalosh tjetrin Natën e Vitit të Ri pa i dërguar një fletë thirrje për tu paraqitur në polici, veç se ka qenë pjesë në protestë kundër qeverisë, duket pak si paradoksale. Nuk bëhet fjalë për zbatimin e ligjit, se kur livadhisin përmes Tiranës dhe dalin e hyjnë nga pikat e kalimit kufitarë kriminelë të rrezikshëm, mbase edhe duke u respektuar nga policia, atëhere kjo e qytetarëve të thjeshtë pikërisht natën e vitit të ri nuk ka emër tjetër veçse “Injorancë” dhe një përpjekje për tu kallur frikën qytetarëve të thjeshtë kundërshtarë të qeverisë.

Nuk mund ti marrim këto arrestime si spontane apo si funksionim shtetiti ligjor i cili mungon totalisht në vendin tonë, por ajo më e rrezikëshmja, është se tentohet nga qeveria të krijoj tensione në pragë të arrestimeve të bujëshme dhe protestës së Opozitës. Një organizim i pa mirëmenduar për të nxitur një 97 të dytë, por duhet të jeni të sigurtë se SHBA dhe Gjermania i kanë marrë masat përmes FBI-së dhe njerëzve të tyre të drejtësisë dhe çdo gjë do të shkojë sipas programimit amerikano-gjerman, spastrim i shtetit nga të gjithë kriminelët dhe hajdutët e të gjitha ngjyrave deri në rrangun më të lartë shtetërorë dhe politik.

Ku ka fyerje më të madhe kur je me familjen për të shkuar në një vend fqinjë jashtë kufirit, dhe të thotë polici se “ti hajde në qeli se ke protestuar, kurse familja të shkojë e të festojë Vitin e Ri!”.

Në 31 janar u ndalua edhe ish-shefi i FNSH, Osman Levanaku, në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës, pasi rezultonte person në kërkim, edhe ai për shkak të protestës. Ai po udhëtonte drejt Strugës me familjen e tij, ku kishte prenotuar për të festuar natën e ndërrimit të viteve. Sa turp: Padronët e drogës paisen me dokumenta speciale për të lëvizur lirisht, ndërkohë që një ish komandant i forcave speciale të policisë ndalohet natën e vitit të ri se kishte protestuar kundër qeverisë.

Një tjetër aktiviste e opozitës është ndaluar në pikën kufitare të Morinës. Ajo është 50-vjeçarja Fiqirije Nezaj, që sipas policisë ishte person i shpallur në kërkim. Ajo akuzohet për kundërshtim të forcave të policisë gjatë protestës së 18 dhjetorit përpara kuvendit kur brenda tij po zgjidhej kryeprokurorja e përkohshme.

Sipas informacionit nga selia Blu, 50-vjeçarja nuk kishte njoftim se ishte në kërkim nga policia dhe se u mbajt në Komisariatin e Kukësit bazuar mbi akuza false dhe pa prova.

Të prangosësh natën e Vitit të Ri, aq me shumë një grua, vetëm se ke kundërshtuar punonjësin e policisë në protestën para kuvendit, dhe të lejosh të qarkullojnë të lirë ato që vrasin policinë dhe Shqipërinë, kësaj i thonë ose çmenduri, ose ose, shohin ëndrra natën me hekura në duar dhe u shfaqen shenjat e frikës që u ka hyrë në palcë nga dosjet e zeza që janë tashmë në duart e FBI-së. Këto gjeste janë një sinjal bashkëpunimi me opozitën në pragë të protestave të paralëajmruara, ne po hedhim benzinë ju vini flakën.

Por mos u merakosni, as ju të qeverisë që keni benzinën e as ju të opozitës që keni çakmakun! Janë marrë masat dhe janë vënë në gatishmëri zjarrëfikset speciale dhe jo veç se do shuajn flakët, por do tu djegin juve në të… Qofsha i gabuar!

 

 

About The Author

Related posts