Maj 23, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Athinë: Asgjesohet grupi shqiptaro-grek i trafikut të drogës me drejtues një shqiptar

Athinë: Asgjesohet grupi shqiptaro-grek i trafikut të drogës me drejtues një  shqiptar

KMA NEWS / Policia greke ka asgjesuar një grup kriminal që trafikonte drogë në shumë zona të Athinës. Në pranga kanë rënë 11 pjesëtarët e grupit, mes të cilëve edhe kreu i tij, një shtetas shqiptar me moshë 40 vjeç. Pesë prej të arrestuarve janë grek, pesë shqiptarë si dhe një femër, shtetase rumune.

Agjentë të anti drogës i mbajtën prej disa kohësh në suervijim pjesëtarët e grupit dhe u arrit të verifikohej aktiviteti kriminal i tyre.

Gjatë operacioneve të arrestimit në disa zone të kryeqytetit, policia sekuestroi 1,5 kg kokainë, 5,7 kg kanabis, 350gr të një lënde që përdoret në përpunimin e drogës, si dhe një shumë parash prej 25.855 euro, por edhe kartmonedha të ndryshme të huaja si dhe 3 lira floriri.

U sekuestruan gjithashtu 4 automjete, një pistoletë, 75 fishekë, 8 peshore elektronike precizioni, një sistem përgjimi me 4 kamera dhe 32 telefona celularë.

About The Author

Related posts