Qershor 19, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Basha bën thirrje nga Fieri për protesta: Qeveria është e kapur nga krimi

Basha bën thirrje nga Fieri për protesta: Qeveria është e kapur nga krimi

KMA NEWS / Kryetari i PD, Lulzim Basha ka qenë i pranishëm në Fier me rastin e 27-vjetorit të themelimit të degës. Lideri demokrat ka deklaruar se beteja e opozitës do të vijojë, pasi e gjitha qeveria është e kapur nga krimi. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestat që opozita pritet të nisë në fillim të këtij viti.

“I bëjmë thirrje kurajos më të lartë të qytetarëve t’i bashkohen Partisë Demokratike për rrugën e daljes. Partia Demokratike do të tregojë me vepra dhe jo me fjalë se është gati t’i prijë shqiptarëve për të rikthyer shpresën se të nesërmen do ta ndërtojmë në vend.

Saimiri Tahiri përfitoi miliona nga trafiku i drogës dhe është i lirë, ndërsa Estref Halili, i riu 22 vjecar, vari veten në burg një vit më parë për 2 gram hashash. Sot e gjithë qeveria është ngritur në këmbë për Saimir Tahirin, por asnjë nuk tha një fjalë për 22 vjecarin që ndërpreu jeteë për 1 cigare hashash. Edi Rama u bë edhe prokuror, edhe gjykatës për të mbrojtur Saimir Tahirin” deklaroi ai.

Basha akuzoi se Tahirit iu kthye pasaporta dhe Sota u lirua, menjëherë pasi Rama zgjodhi kryeprokuroren e re Arta Marku. “Menjëherë pas emërimit të Ramës Kryeprokuror, Saimir Tahirit ia kthyen pasaportën. Orest Sota u la i lirë sepse Edi Rama e do me cdo kusht mbylljen e dosjes, sepse ky është fundi i qeverisjes së tij.

Rama bëri fushate 1 vit duke akuzuar opozitën se nuk donte vettingun. Sot e zgjodhi kryeprokurorin pa vetting. Sepse e kanë jetike pengimin e reformës së vërtetë në drejtësi. Por ne nuk do ta lëmë vendin peng të korrupsionit, të krimit. Eshte iluzion per kedo qe te besoje se nje kryeminister i i kapur nga krimi, do te kete vullnet te luftoje krimin dhe dhe te beje reformen zgjedhore. E kunderta eshte e vertete” deklaroi Basha.

About The Author

Related posts