Janar 16, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Bylykbashi i përgjigjet ashpër Ballës: Sharlantan. Rama rrezikon 12 vite burg, pas vendimit të Strasburgut

Bylykbashi i përgjigjet ashpër Ballës: Sharlantan. Rama rrezikon 12 vite burg, pas vendimit të Strasburgut
REKLAMA NE LAJM

KMA NEWS / Partia Demokratike i kundërpërgjigjet ashpër qëndrimit të kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, i cili fajësoi Avokaten e Popullit, Erinda Ballanca se mbrojti në Strasburg çështjen e shembjes së pallatit në Vlorë, që ishte në pronësi të vjehrrit të kryedemokratit Lulzim Basha. Reagimi vjen nga anëtari demokrat i Komisionit të Ligjeve, Oerd Bylykbashi, i cili i tërheq vëmendjen Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së se me vendimin e Strasburgut, përveç faturës që duhet ti paguajë banorëve të dëmtuar nga prishja me eksploziv e banesave të tyre, Rama duhet të dënohet me 12 vite burg, pasi siç thotë ai, mbi kryeministrin rëndojnë veprat penale të “Shkatërrimit me eksploziv të banesës” dhe ajo e “Shpërdorimit të detyrës”, vepra këtio që sipas Kodit Penal dënohen respektivisht me 5 dhe 7 vite burg.

Reagimi i Bylykbashit në rrjetin social “Facebook”

Te besh shtet

Pas vendimit te fundit te Gjykates se Strasburgut, asaj qe vetingu i Rames nuk ka shans ta preke, qe denoi qeverine e Rames me 13,5 milione euro per shkaterrim prone me veprime te paligjeshme, me mijera jane shqiptaret qe kane te drejte t’i drejtohen asaj gjykate per te gjetur drejtesine qe nuk do ta gjejne ne gjykatat qe jane nen kercenimin e vetingut. Nese kjo ndodh, fatura e padrejtesive te shtetit bandit te Rames do te jete e frikeshme.

Te besh shtet eshte te cosh para drejtesise Edi Ramen per shkaterrim me eksploziv te prones (neni 152 Kodi Penal) me veprime qe Gjykata e Strasburgut i gjeti te paligjeshme dhe per shperdorim detyre (neni 248 Kodi Penal) per demin e shkaktuar ne kurriz te taksapaguesve shqiptare‎ ne vleren13,5 milion euro.

Po kush ta beje? Prokurorja Provizore e caktuar nga Kryeministri, apo SPAK ‎qe Rama po behet gati te kape pasi te kape Keshillin e Larte te Prokurorise? Me deklarata dhe memo nderkombetaresh nuk behet drejtesi! As me deklarata sharlatanesh dhe palacosh qe demin qe i shkaktuan shqiptareve duke shkelur ligjin duan t’ia faturojne te tjereve!
Drejtesi behet vetem duke zbatuar Kushtetuten, ligjin dhevte drejtat e njeriut.

P.S.: po aq shkelje e rende do te ishte po t’i shkaterrohej me eksploziv nga shteti vila e tij ne Surrel. Do te ishte hakmarrje dhe jo venie ne vend e drejtesise. Sekuestrimi per te shlyer demin po, do te ishte drejtesi!

REKLAMA NE LAJM

About The Author

Related posts