Qershor 19, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Depuiteti Ndreu: Firma turke ka konsumuar vepër penale, flamuri provokacion i shëmtuar

Depuiteti Ndreu: Firma turke ka konsumuar vepër penale, flamuri provokacion i shëmtuar

KMA NEWS / Deputeti i PS-së Pjerin Ndreu ka reaguar pas vendimit të Prokurorisë së Lezhës për të proceduar penalisht personat që kundërshtuan dhe prishën stemën e flamurit turk në HEC-in e Qafë-Mollës.

Ndreu thotë se firma turke ka konsumuar një vepër penale, dhe flamuri turk në HEC ishte një provokacion i shëmtuar.

Ai i bën thirrje Prokurorisë që të pushojë çështjen penale ndaj personave që morën pjesë në prishjen e stemës së flamurit turk në HEC.

POSTIMI I PLOTË:

Nuk kuptoj pse prokuroria nuk fillon procedim penal per mozaikun e flamurit turk ne Qaf Molle Mirdite, po per disa djem e burra qe me te drejte te zotit shkuan dhe e hoqen ate flamur qe nuk eshte vendose dot as nen sundimin e Perandorise Osmane 500 vjet ne ate toke. Ai flamur ishte nje provoacion i shemtuar i nje firme investuese turke qe nuk ka tager te ndertoje faqe flamujsh dhe as nuk disponon leje ndertimi per ate mozaik. Me se paku firma turke ka konsumuar vepren penale te, Ndertimit pa Leje. e duhej te merrej policia e institucionet e tjera te shtetit me pare ! Kjo nuk ndodh me asnje nga investitoret e huaj te asnje shteti ketu ! Keshtu qe prokuroria te pushoje menjehere ceshtjen penale ndaj burrave qe moren pjese ne shkaterrimin e atij mozaiku ne nje toke qe nuk i perket ! Kam marre shume reagime nga qytetare qe jane ndaluar, thirren ne polici e prokurori per nje veprim qe eshte me se normal ! Jetojme ne Shqiperi e jo ne Turqi te nderuar prokurore te ketij shteti. Kujdesuni te mbroni flamurin shqiptar e jo nje flamur te huaj !

About The Author

Related posts