Dhjetor 13, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Fatmir Xhafa shkarkon Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako

Fatmir Xhafa shkarkon Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako

KMA NEWS / Shkarkohet Haki Çako drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Mësohet se ka patur përplasje të forta mes Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa dhe Kryeministrit Edi Rama në lidhje me largimin e Çakos. Kryeministri nuk donte ta largonte, por insistimi i zotit Xhafa ka qenë i prerë. Haki Çako është akuzuar nga LSI dhe PD për kanabizimin e Shqipërisë bashkë me Saimir Tahirin dhe se ishte Ilir Meta në kohën që drejtonte LSI, i cili e ka akuzuar Haki Çakon si “haki droga”.

MOTIVACIONI PER SHKARKIMIN E ÇAKOS: DUHEN ENERGJI TE REJA!

Në njoftimin e dërguar nga Ministria shkruhet se Fatmir Xhafaj ka patur një takim me Haki Çakon ku e ka falënderuar për detyrën që ka kryer, por nga ana tjetër, shkruhet në njoftim, drejtimit të policisë së shtetit “i duhen energji të reja” pasi sfidat e reja kërkojnë “një ritëm më të shpejtë

NJOFTIMI I MINISTRISE SE BRENDSHME:

Me propozim të Ministrit të Brendshëm, zotit Fatmir Xhafaj, Këshilli i Ministrave miratoi lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Çako.
Ministri Xhafaj, vlerëson kontributin, angazhimin dhe përkushtimin e zotit Çako në drejtimin e Policisë së Shtetit, gjatë viteve të fundit. Ai ka një karrierë të gjatë në Polici dhe ka drejtuar me profesionalizëm struktura të niveleve të ndryshme.

Ministri Xhafaj, pati një takim gjatë të cilit e falënderoi Drejtues Madhor Çakon për punën dhe bashkëpunimin e deritanishëm, në përmbushjen e misionit të Policisë së Shtetit.
Megjithatë, realizimi i objektivave të këtij mandati qeverisës, në fushën e rendit dhe sigurisë publike, sfidat që e presin Policinë e Shtetit, kërkojnë një ritëm më të shpejtë dhe dinamikë të madhe pune.

Për këtë arsye është i domosdoshëm një lidership i ri, me energjitë të reja për të motivuar dhe çuar përpara punën e Policisë së Shtetit. Puna e kësaj të fundit, domosdoshmërisht duhet të jetë e orientuar drejt rezultateve konkrete, me qëllim që t’u përgjigjet, kësisoj, më mirë kërkesave të kësaj faze të re dhe pritshmërive të larta të publikut dhe partnerëve ndërkombëtarë ndaj Policisë së Shtetit/NJOFTIMI ZYRTAR/

Ministri i brendshëm Fatmir Xhafa ka filluar të rris kuotat e tij publike, sepse fitoi mbi kryeministrin edhe në raport me Haki Çakon. Një gjë është  e qartë dhe e pa diskutueshme se Ministri aktual i Brendshëm Xhafaj, ka mbështetjen e plotë të SHBA, pasi e ka kaluar me sukses testin ndaj amerikanve. Një gjë të tillë tashmë e përforcon edhe qëndrimi i kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi i cili pasi është kthyer nga SHBA në vizitë zyrtare mbetet me i qartë se çfarë duhet bërë për luftën kundër drogës dhe grupeve kriminale.

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka kërkuar që në fillim të detyrës largimin e Haki Çakos nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, por fakti që ai ndenji deri tani, ka qenë mbështetja që ai ka pasur nga kryeministri Edi Rama.

Kështu tha sot në “Studio e Hapur”, gazetari Artan Hoxha, sipas të cilit Çako duhet të ishte larguar që një vit më parë pasi ishte i rënë moralisht.

“Duhet të ishte larguar pasi liroi vetë drejtorët e qarqeve që po vetë i kishte emëruar pasi akuzoheshin për drogë. i ranë të gjithë oficerët drejtues që i kishte emëruar vetë. Menjëherë duhet të bënte edhe dorëheqjen e vetë se i ranë lojtarët kryesorë të lojës së shahut.

Për mua Haki Cako ishte i rënë moralisht nga detyra që në mars të 2017”, tha Hoxha teksa nënvizoi se për numrin e lartë të zyrtarëve që kemi të quajtur të përkohshëm, jemi kthyer si në kohën e Fatos Nanos që drejtonte me 6 zv/ministra.

“Xhafaj ka prevaluar dhe ka thënë se nëse kërkon të arrijë rezultatet që kërkoni prej meje, më jep njeriun e duhur që të arrij këtë punë”, tha Hoxha.

Ditë të reja na presin!

 

About The Author

Related posts