Maj 23, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Ish kryeministri i Kosovës Isa Mustafa në gjendje të rëndë, niset për kurim në Gjermani

Ish kryeministri i Kosovës Isa Mustafa në gjendje të rëndë, niset për kurim në Gjermani

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ditëve të fundit është duke u përballur me disa probleme shëndetësore, për çka edhe është shtruar në spital. Mësohet se Mustafa aktualisht është i palëvizshëm, për shkak të këtyre problemeve – dhe se do të dërgohet për kurim jashtë vendit.

Burimet e Gazetës Express kanë thënë se Mustafa do të shtrohet nesër në një spital të Gjermanisë, deri në përmirësimin e gjendjes së tij.

Shkuarjen e Mustafës jashtë vendit për shërim e ka konfirmuar më vonë këshilltari i Mustafës, Besnik Berisha.

Lidhur me këtë çështje, të njëjtën gjë ka deklaruar edhe deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri, i cili ka konfirmuar udhëtimin e Mustafës, duke thënë se gjendja e tij shëndetësore nuk është në rrezik, por që duhet të udhëtojë për të kryer disa kontrolle.

“Nuk ka dëmtime serioze. Pranë i ka qëndruar vëllai i tij teksa do të udhëtojë për disa ditë dhe do të kryejë një rehabilitim. Së shpejti Mustafa do të deklarohet edhe personalisht për gjendjen e tij shëndetësore”, ka thënë Beqiri për Indeksonline.

Sipas burimeve të Gazetës Express, mjekët dyshojnë se Kryetari i LDK’së është prekur nga sindoroma “Guillain-Barré syndrome”.

Trajtimi i kësaj sëmundjeje, për njerëzit që nuk kanë aktivitet të fortë fizik, apo për ata të cilët janë më në moshë, është shumë i vështirë dhe sëmundja mund të lë pasoja.

Burimet kanë thënë për Gazetën Express se mjekët janë duke kërkuar shkakun e kësaj gjendjeje dhe ndër shumë dyshimet e tyre se çka ka mundur ta shkaktojë këtë gjendje te Mustafa është edhe një sindromë shumë e rrallë.

Sindroma GBS është një çrregullim në të cilin sistemi imunitar i trupit sulmon një pjesë të sistemit nervor periferik.

Simptomat e para të këtij çrregullimi përfshijnë shkallë të ndryshme të dobësisë ose ndjesive. Këto simptoma mund të rriten me intensitet derisa muskuj të caktuar nuk mund të përdoren fare dhe, kur është e rëndë, personi është pothuajse tërësisht i paralizuar.

Një individ i tillë shpesh vihet në një ventilator për ta ndihmuar me frymëmarrje dhe është parë nga afër për probleme të tilla si rrahje jonormale të zemrës, infeksione, mpiksje të gjakut dhe presion i lartë ose i ulët të gjakut.

Shumica e individëve, megjithatë, kanë shërim nga kjo sindomë, edhe pse disa vazhdojnë të kenë një shkallë të caktuar të dobësisë. /Express/

 

About The Author

Related posts