Gusht 14, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

KAFSHËRI: Një shqiptar në Greqi akuzohet se keqtrajtonte seksualisht të bijën 7 vjeçare

KAFSHËRI: Një shqiptar në Greqi akuzohet se keqtrajtonte seksualisht të bijën 7 vjeçare

KMA NEWS / Një shtetas shqiptar po mbahet në paraburgim, i akuzuar se ka keqtrajtuar seksualisht të bijën e vet 7 vjeçare.
Ngjarja shokuese ka dalë në dritë pasi e jëma e çoi për vizitë te pediatri vajzën, e cila kishte hemorragji të vazhdueshme nga organet gjenitale.
Vajza u dërgua urgjentisht në spitalin e fëmijve në Athinë, ku mjekët konstatuan se ajo ishte përdhunuar.
Vajza e vogël u desh t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje të gjatë kirurgjikale.
Sipas mediave, drejtori i klinikës së kirurgjisë, arriti të mësonte se përdhunuesi i 7 vjeçares ishte vetë i jati i saj. Mjeku bëri denoncimin përkatës në polici dhe 36 vjeçari që jetonte bashkë me familjen në ishullin e Salaminës, u arrestua.
Ai po mbahet në paraburgim në burgun e Tripolit, derisa të gjykohet çështja e e tij.
Raportohet se gjendja shëndetësore e vajzës së vogël është më e mirë, ndërkohë që ajo dhe e jëma po trajtohen intensivisht nga psikologët.

About The Author

Related posts