Prill 23, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Largohet zëvendës drejtori i FBI, McCabe

Largohet zëvendës drejtori i FBI, McCabe

KMA NEWS / Andrew McCabe, zyrtari numër dy i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), të cilin Presidenti Donald Trump e ka kritikuar publikisht se dyshohet për subjektivizëm politik, u largua nga FBI-ja disa javë përpara daljes në pension, tha një zyrtar i FBI-së të hënën.

McCabe, me një karierë 22-vjeçare në FBI dhe në dy vitet e fundit në pozicionin e zëvendës drejtorit, ishte planifikuar të largohej në muajin mars, kohë që përkonte me daljen e tij në pension. Por zyrtari i FBI-së tha se zoti McCabe vendosi të merrte “leje të hershme”, duke filluar nga e hëna, për të mos u kthyer më në zyrë.

Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti nuk dha detaje të mëtejshme.

Andrew McCabe ishte bërë objekt sulmesh nga Donald Trumpi dhe republikanët që e kritikonin lidhur me hetimet mbi Rusinë, pjesërisht për shkak se gruaja e tij Jill McCabe, mori disa qindra mijë dollarë donacione për kandidimin e saj të dështuar për një vend në Senat, nga një komitet politik i kontrolluar nga një mik i ish-kandidates demokrate për presidente Hillary Clinton.

Vitin e kaluar zoti McCabe shërbeu për një periudhë të shkurtër si drejtor i FBI-së pas shkarkimit të papritur të James Comey-in nga Presidenti Trump, që bazuar në disa komente, lidhej me mënyrën e trajtimit nga ana e tij të hetimeve mbi Rusinë.

Në vend të tij në muajin gusht në krye të FBI-së u vendos Christopher Wray, një ish zëvendës Prokuror i Përgjithshëm.

Javën e kaluar, një faqe e re lajmesh “Axios”, raportoi se Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions i kishte bërë presion zotit Wray për shkarkimin e zotit Mccabe. Por zoti Wray kishte kërcënuar se në rast shkarkimi të tij ai do të largohej.

Më vonë Presidenti Trump mohoi që zoti Wray të kishte kërcënuar me dorëheqje, duke thënë “ai do të bëjë një punë të mirë”.

About The Author

Related posts