Janar 16, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Ligjin e luftës Greqia do ta heq si detyrim që ia kushtëzojnë rrethanat

Ligjin e luftës Greqia do ta heq si detyrim që ia kushtëzojnë rrethanat
REKLAMA NE LAJM

KMA NEWS

Nga Kujtim VANIKujtim Vani

Mardhënjet e Greqisë me Turqinë, që nuk ka gjasa të rregullohen. Presioni i faktorit ndërkombëtar, si dhe fakti që Qeveria e Aleksis Cipras, është një qeveri që rrjedh nga një parti që nuk ka rrënjë nga politika e vjetër, duke i bashkangjitur dhe interesin e Greqisë për mardhënje të mira me fqinjët, do të çojnë në heqjen e ligjit të luftës mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Më 19 Janar në qytetin e Korçës do të takohen ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë. Takimi zhvillohet në vazhdën e takimit të Kretës, ku do të diskutohen disa çështje të mbetura pezull ndër vite mes dy vendeve tona. Takimi pavarësisht se si interpretohet dhe vlersohet nga qarqet politike dhe analistë të ndryshëm si në Tiranë ashtu edhe përtej kufirit, padyshim që do të jap një farë rezultati. Së pari siç e ka deklaruar edhe më herët ministri grek i Punëve të Jashtme Nikos Kotzias, se do të përpiqemi të bëhet e mundur aborgimi i Ligjit të Luftës mes Greqisë dhe Shqipërisë, ligj që në të vërtetë nuk është mbajtur në fuqi nga pala greke për të qenë në gjendje lufte reale me Shqipërinë. Të mendosh një gjë të tillë kur të dy shtetet janë në aleancë të përbashkët si anëtare të Natos është absurde. Por me të drejt lind pyetja: pse atëhere e mbanë ligjin e luftës me ne Greqia? Lepuri flen tjetër kund, jo te lufta midis dy vendeve, gjuha shkon aty ku dhem dhëmbi, pra çështja e ligjit të luftës ka të bëjë me të drejta e pronave të shqiptarëve që kanë në Greqi. Sa të jetë në fuqi qoftë edhe formalisht ligjin i luftës, shteti grek u heq të drejtën e pronës dhe nuk lejon rikthimin e pronave të shqiptarëve. Po pse dhemb dhëmbi, se është i krimbur, atëhere duhet hequr!

Por pyetja tjetër që rrjedh vet vetiu është, se pse tani Greqia po e heq ligjin e luftës? Për këtë ndikojnë disa faktor të ndryshëm të cilët po ua shpjegojmë më poshtë.

E para Greqia mardhënjet me Turqinë nuk do ti stabilizojë asnjë herë, kështu që nuk i intereson që të ketë marëdhënje jo të mira edhe me fqinjët e tjerë dhe aq më shumë me Shqipërinë, bile së shpejti do të ketë edhe një zgjidhje për emrin e Maqedonisë.

E dyta qeveria aktuale greke nuk rrjedh nga partitë traditcionale, kjo e bënë që të jetë më e çliruar nga çështje të tilla dhe i vlersonë realisht jo në pikpamjet e mentalitetit të vjetër.

Kryeministri Tsipras gjatë një takimi që pati me ish kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë aso kohe, presidentin aktual të Shqipëris Ilir Meta, në tetor 2016 është shprehur i gatshëm të dërgojë tek Presidenti Pavllopulos një amendament, i cili do të shfuqizojë ligjin e luftës edhe formalisht. Në këtë takim, ku kam qenë vetë i pranishëm është rënë dakort se aborgimi i ligjit të luftës është një domosdoshmëri, që do të çliroje energji pozitive në marrëdhëniet dypalëshe.

Edhe shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias, në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve greke ”Real News”, të Haxhinikolaut e quan buballallëk historik ligjin e luftës me Shqipërinë. “Ky është një budallallëk historik, duhet të mbarojë. Nuk mund të ketë as edhe një dyshim formal se të dy vendet janë në gjendje lufte”. tha Koxhias.

E treta është edhe ndikimi i një presioni ndërkonbëtarë ndaj Greqisë për çështjen e ligjit të luftës, si dhe për disa çështje të tjera që egzistojnë mes dy vendeve.

E katërta, dua të theksoj se ky akt që pa dyshim do të vendoset në takimin e Bushatit me Koxhias në Korçë që të nënshkruhet dhe të gjenden mënyrat teknike për shfuqizimin e këtij ligji, nuk është meritë veç e diplomacisë aktuale, por e një pune të vazhdueshme 25 vjeçare te diplomacisë shqiptare. Por që tani erdhi momenti, falë edhe qeverisë greke të Aleksis Tsipras, që është një qeveri që ka bërë jo veç për emigrantët shqiptarë, por që do të bëjë edhe për forcimin e miqësisë mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe me rajonin në përgjithësiNë takimin e Korçës do tu jepet drejtim për zgjidhje edhe një sërë çështjesh të tjera të mbetura pezull nga e kaluara.

REKLAMA NE LAJM

About The Author

Related posts