Dhjetor 19, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Lirohet Orest Sota, të cilit ju gjetën 863 mijë euro dhe patentat e Tahirit në makinë

Lirohet Orest Sota, të cilit ju gjetën 863 mijë euro dhe patentat e Tahirit në makinë

KMA NEWS / Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda vendosi sot të lërë të lirë, me detyrim paraqitje të riun sipërmarrës Orest Sota i arrestuar dy muaj më parë pasi në automjetin e tij u gjetën 863 mijë euro.

Vendimi u mor kundrejt një garancie pasurore prej 5 milion lekësh. I riu mbrojti që në fillim variantin se paratë ishin pjesë e një pagese që i ati, një sipërmarrës i njohur, do të bënte për të blerë një sasi të madhe hekuri në kompaninë Kurum.

Arrestimi i tij, mori përmasa të tjera, pasi përveç sasisë së madhe të parave cash në automjetin e tij u gjetën dhe dy patenta lundrimi të ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, një fakt që detyroi prokurorët e çështjes që hetimin ndaj tij ta bashkonin me atë ndaj ish ministrit Tahiri, nën dyshimin se paratë i përkasin këtij të fundit.

Ish ministri i Brendshëm, dyshohet për lidhje me grupin e vëllezërve Habilaj, pjesë e një organizate kriminale italo-shqiptare që merrej me trafikun e marijuanës drejt Italisë, e cila u shkatërrua nga autoritetet italiane në Catania, tetorin e kaluar.

Nga ana e saj Partia Demokratike e konsideroi vendimin e sotëm të Gjykatës, një pasojë të kapjes sipas saj nga kryeministri Edi Rama të kontrollit të Prokurorisë së përgjithshme pas emërimit në drejtimin e saj të zonjës Arta Marku. Nënkryetari demokrat Edi Paloka u shpreh përmes një deklarate se sipas tij “Efektet e Edi Ramës kryeprokuror po godasin çdo ditë drejtësinë dhe po i japin mbrojtje nga ligji çdokujt që implikon Saimir Tahirin në trafikun ndërkombëtar të drogës”, theksoi zoti Paloka.

About The Author

Related posts