Dhjetor 10, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Moza Demiri për protestën: “30 vjet me te njejtat maska”

Moza Demiri për protestën: “30 vjet me te njejtat maska”

KMA NEWS / “30 vjet me te njejtat maska”

Protestën e Opozitës që u zhvillua qetësisht në Tiranë me 27 Janar para Kryeministrisë, si zakonisht e kanë komentuar dhe analizuar shumë analistë dhe politikanë në vend sipas mënyrave të tyre të vartësisë. Por një analizë të shkurtër dhe shumë të saktë, pa bindje politike dhe pa as një llojë ndikimi veç dashurisë për popullin dhe vendin e vet, i ka bërë protestës dhe të gjithë protestave që zhvillohen në Shqipëri Znj. Mimoza Demiri, që aktualisht jeton në Boston të Amerikës. Ja çfar shkruan znj. Demiri në analizën e saj:

Nga Mimoza Demiri, Boston SHBA

mimoza demiri 2Po si nuk zune mend keta matrapaze politikane, si te djathte edhe te majte, qe ne çdo proteste ngrene ne podium me metoda qe me kujtojne dekadat e majit kur flisnin te gjithe me rradhe udheheqesit e podiumit! Po si nuk e shohim ne asnje vend te botes kete fallsitet, ku protestat udhehiqen nga ata qe ju dhemb shpirti, nga ata qe jetojne me barkun bosh, nga ata qe nuk kane cfare i japin femijes kur e cojne per te fjetur, qe nuk ka dhimbje me te madhe…. ku nje lider popullore nga rradhet e tyre i udheheq duke u ngritur ne podium per te shprehur fuqishem motivet e protestes.

Me keta balasher e njeta gje, vjen nje parti dhe flet lideri i “madh” qe ka mbritur me makinen 200 mije dollarshe dhe me shoqeruesit qe i paguan sa frengu pulen dhe zagaret zvarranik nga mbrapa qe i mbajne fundin e bishtit me dore, ata qe vijne nga vila e tyre lluksoze, ku vetem krevati ku ata pushojne sumen e tyre bene sa te mbash nje fshat me buken e gojes per nje vit rresht. Mbas tij e marrin fjalen te gjithe udheheqesit me rradhe pa i ngelur hatri askujt me Nard Ndoken ne krye qe dhe emrin Skenderbe e rrotullone neper goje, me nje artikulacion me pengesa dhe ne fund… i dalin jashte germat e gjora, bashke me jarget e tij… pastaj mikrofonin ja pasojne banditit Mediu qe duhej te kishte bere vitin e dhjete te burgut, e te gjitheve me rradhe qe po presin koconarin t’ju vije ne dore per te bere te njejten gje…Kete bente dhe partia ne pushtet me Spiropalin si “vigane” qe kur flet te hap zorret e barkut dhe ti bene kukurec nga sikleti kur e degjone me brockullat qe nxjerr. Ky lloj stili komunist nuk te jep asnje lloj shprese ndryshimi, por zhytjeje thelle ne te kaluaren e veshur me petkun e bukuroshes me djallin brenda.
Do ishte shume madheshtore qe gjithe kjo turme, qe nuk ishte pak por shume….te ishte popullore, ku nenat, vajzat, te rinje e te reja nder duar te mbanin, jo parrulla te qendisura e te menduara djallzisht, por me tenxheret bosh dhe me tiganet fringo te reja, tashme te pa perdorshme, pasi nuk kane asgje te gatuajne me to, burrat ku kerkojne dinjitetin e tyre pasi lokalet po zhyten nen toke nga pesha e parazitizmit me ore te tera ne karrike duke pritur orarin e drekes qe t’ju bien grave ne qafe per dreken e varfer. Dhe ne fund cfare doli dhe cfare pame…kryeministrine e veshur me fustanin e nuserise me shenjen mbreterore si kunder pergjigje…hani, hani…se ne fund mbreterone ai qe eshte me i fuqishem….dhe keshtu do vazhdoje, ja hipin njeri tjetrit pushtetin me ndihmen e gjakut te popullit qe po i heqin edhe kafshaten e gojes….e zhvasin deri ne qindarken e fundit… dhe asgje nuk i dhane kurre…!

About The Author

Related posts