Qershor 19, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Mitropoliti i Korçës i dhuron Presidentit Meta ikonën e Shën Ilirit

Mitropoliti i Korçës i dhuron Presidentit Meta ikonën e Shën Ilirit
KMA NEWS / Presidenti Ilir Meta ndodhet sot në Korçë, ku ka marrë pjesë në ceremonitë e festimit të Ditës së Ujit të Bekuar. Presidentit u takua në Mitropolinë e Korçës me Hirësinë e Tij, Imzot Johan Pelushi. Në takimin e Presidentit Meta me mitropolitin e Korçës edhe Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Edmond Brahimaj. “Prania e kryegjyshit botëror të Bektashinjve është tregues i harmonise sonë të shkëlqyer fetare”,- tha Presidenti.

Mitropoliti i Korçës, Imzot Johan Pelushi i dhuron Presidentit Meta një ikone të posaçme të Shën Ilirit. Shën Iliri, është shenjt i besimtarëve ortodoks me origjinë Ilire.

Gjithashtu, Mitropoliti i Korçës, Johan Pelushi falënderoi Presidentin Meta për dhënien e shtetësisë shqiptare Anastas Janullatos.

Në vizitën e tij në Korçë, Presidenti Meta u ndal fillimisht në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” duke marrë pjesë në ceremoninë e hedhjes së kryqit të shenjtë dhe festimin e ditës së “Ujit të Bekuar” në Korçë.
Presidenti i Republikës, u uroi Imzot Johan Pelushit e drejtuesve fetarë dhe besimtarëve ortdoksë festën e shenjtë dhe u takua e u përshëndet me banorë të shumtë korçarë.
Me këtë rast Presidenti Meta duke vënë në dukje se vështirë të gjesh një ditë kaq të bukur edhe me dëborë, edhe me diell, u shpreh para përfaqësuesve të mediave: “Pata një kënaqësi të veçantë që këtë festë të bukur të ditës së ‘Ujit të Bekuar’ ta përjetoja sot në qytetin e mrekullueshëm të Korçës duke ju uruar edhe njëherë të gjithëve jo vetëm gëzuar këtë festë, por njëkohësisht edhe një vit sa më të mbarë për të gjithë korçarët, për të gjithë shqiptarët!”
Më pas Presidenti Meta ishte dhe vizitoi edhe Pazarin e Korcës, ku zhvilloi një takim të veçantë me pjesëtarët e grupit të famshëm artistik “Lira”, me të cilët bashkëbisedoi ngrohtësisht duke ndarë vlerësimet për vlerat e jashtëzakonshme qytetare, arstistike dhe kulturore të Korçës dhe korçarëve.
Ndërsa pak më vonë Presidenti ka marrë pjesë në një takim me grupin artisitik Lira. Ja se ç’shkruan Meta: Sot pata një takim të veçantë në Pazarin e Korçës, me pjesëtarët e grupit të famshëm artistik “Lira”, me të cilët bashkëbiseduam ngrohtësisht duke ndarë vlerësimet për vlerat e jashtëzakonshme qytetare, arstistike e kulturore të Korçës dhe korçarëve, që duhen ruajtur.

About The Author

Related posts