Janar 16, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Nis mbledhja e asamblesë së PS-së, tema kryesore analiza e 100 ditëve të qeverisjes

Nis mbledhja e asamblesë së PS-së, tema kryesore analiza e 100 ditëve të qeverisjes
REKLAMA NE LAJM

KMA NEWS / Ka nisur Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, ku po bëhet analiza për 100 ditët e para të qeverisjes ”Rama 2”, si dhe prezantimi i prioriteteve për vitin 2018.

Janë gjashtë pika të rëndësishme që do të diskutohen gjatë Asamblesë së PS, ku mes të cilave është edhe ndryshimi i sekretariateve.

PS ka gjithsej 8 sekretarë, nga të cilët mësohet se Sekretari i Përgjithshëm, Taulant Balla, nuk ka asnjë dyshim që të lëvizë. Bashkim Fino, Alfred Peza, Musa Ulqini, Elisa Spiropali dhe Blerina Gjylameti mund të lenë detyrën.

Në mbledhjen e Asamblesë së PS pritet të bëhet një analizë e qeverisjes së socialistëve në 100 ditët e para.

Në mbledhjen e Asamblesë do të diskutohet edhe për ecurinë e zgjedhjeve në parti, si edhe priten ndryshime të sekretariatit ekzekutiv.

REKLAMA NE LAJM

About The Author

Related posts