Dhjetor 19, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Pa kujtuar Xhevat Hanën nuk ka drejtësi: 6 vjet më parë u nda nga jeta se luftoj korrupsionin në majat e larta

Pa kujtuar Xhevat Hanën nuk ka drejtësi: 6 vjet më parë u nda nga jeta se luftoj korrupsionin në majat e larta

KMA NEWS / Sot mbushen plot 6 vite kur u nda nga jeta një nga prokurorët më të njohur të Krimeve të Rënda, Xhevat Hana. Ai ishte prokurori më i vendosur në luftën kundër korrupsionit, i cili sot ka pushtuar Shqipërinë.

Ndarja në mënyrë të pa pritur dhe të parakohëshme nga jeta e Xhevatit, nuk ishte humbje veç për familjen dhe njerzit e tij të dashur, por ishte një humbje e madhe edhe për drejtësinë e vërtetë.

Juristi Xhevat Hana, me një karrierë të gjatë në drejtësi, i cili ka qenë edhe këshilltar i presidentit, Alfred Moisiu, ishte  një prej  prokurorëve më të njohur të Shqipërisë në mënyrë të vecantë për çështjet që kishin të bënin me korrupsionin e zyrtarëve të lartë shtetëror, çështje të cilat dyshohet se i morën edhe jetën.

remzi hoxhaVitet e fundit para vdekjes prokurori Hana ishte përfshirë në një prej çështjeve më të nxehta të drejtësisë shqiptare, atë të hetimit të zhdukjes të biznesmenit Remzi Hoxha në vitin 1995, i cili dyshohej se ishte zhdukur në mënyrë misterioze nga persona të shërbimit sekret shqiptar, SHIK-ut.

Prokurori Hana, ishte i vendosur dhe këmëngulës për t’i shkuar deri në fund zbardhjes të kësaj çështje, duke këmbëngulur për të sjellë përpara drejtësisë shqiptare edhe ish-drejtorin e SHIK-ut për Tiranën Ilir Kumbaro, i cili fshihej në Britaninë e Madhe.

Cështje të tjera të bujshme që prokurori Hana ka hetuar, ishin edhe ajo e skandalit me fondet e rrugës së Kombit, Durrës-Kukës, rrethrrotullimi i Zogut të Zi, si dhe çështjen e bandës së Zani Çaushit në Vlorë, etj.

Ndërkohë që sot po flitet dhe po bëhet bujë e madhe për reformën në Drejtësi, ku dhe pretendohet se do të kapen peshqit e mëdhenjë, unë ju them se pa kujtuar Xhevatin i cili u përpoq ashtu edhe i vetëm ta luftonte korrupsionin e kupolës, nuk do të ketë Drejtësi.

Pse dyshohet se u helmua prokurori?! Rregullat matematike aty të çojnë, por fakte nuk ka. Kush do ti grumbulloj faktet, dhe nëse kishte fakte kush do ti gjykonte?! Kështu që është heret akoma të flasësh për këtë temë…!

About The Author

Related posts