Dhjetor 11, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

PASOK për situatën e lejeve të qëndrimit: “Turp për shtetin grek. Emigrantët e kanë paguar sistemin me paratë e tyre”

PASOK për situatën e lejeve të qëndrimit: “Turp për shtetin grek. Emigrantët e kanë paguar sistemin me paratë e tyre”

KMA NEWS / Për situatën e krijuar me sistemin kompjuterik të lejeve të qëndrimit ka reaguar edhe partia Lëvizja Socialiste Panhelenike (PASOK). Me anë të një deklarate për shtyp, PASOK vë në dukje se “që nga 17 janari nuk funksionon për shkak të një problemi teknik sistemi unik informatik i ministrisë së emigracionit dhe askush deri më sot nuk mori mundimin të shpjegojë shkaqet dhe dimensionet e këtij problemi”.

“I kemi vënë në dukje pasojat negative që do të sillte krijimi shkel e shko i ministrisë së politikës së emigracionit. Ministri në mënyrë të përsëritur ka pranuar se ministria nuk funksionon me eficencë për shkak të mungesës së fondeve dhe personalit, ndërsa udhëheqja politike qëndron indiferente”.

“Ajo që ka ndodhur është një turp për shtetin grek, përderisa sistemi kompjuterik është i vetëfinancuar nga paratë që paguajnë emigrantët (paravolo)”, vazhdon deklarata e PASOK-ut.

“Rrjedhojë e “problemit teknik” është që mijëra emigrantë në të gjithë vendin të gjenden pa leje qëndrimi, përderisa nuk mundin ta rinovojnë, në kohën që i përmbushin të gjitha kushtet. Pa leje të vlefshme qëndrimi rrezikojnë të sorollaten e të mundohen nga kontrollet e policisë, nuk mundin të punojnë, të përfitojnë shërbimet nga administrata publike apo të udhëtojnë”, nënvizohet më tej në deklaratën e PASOK-ut.

“Ministria e politikës së emigracionit dhe ajo brendshme kanë përgjegjësi të plotë bashkarisht për këtë sorollatje të re dhe gjithë problemet që janë krijuar. Përgjegjësia është absolutisht politik”.

“Është e qartë që përsëri, askush nuk do të marrë përgjegjësinë dhe askush në do të japë dorëheqjen”, përfundon deklarata e PASOK-ut./tribuna-news/

About The Author

Related posts