Dhjetor 13, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Presidenti Meta: Nuk ka fuqi tokësore dhe jashtëtokësore që të më trembë!

Presidenti Meta: Nuk ka fuqi tokësore dhe jashtëtokësore që të më trembë!

KMA NEWS / Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është pyetur nga gazetari Ilir Babaramo, nëse kishte frikë nga drejtësia, pyetje të cilës presidenti i është përgjigjur se nuk ka asnjë fuqi tokësore dhe jashtëtokësore që ta trembi atë me drejtësi.

“Nuk ka fuqi tokësore dhe jashtëtokësore që të më tremb mua me drejtësi. Unë jam një politikan të cilit i janë shkelur të drejtat , i cili ka kërkuar vetë të hetohet. Jam këtu ku jam dhe do të vazhdoj të jem në politikë për një kohë të gjatë pavarësisht që dëshiroj të promovojë të rinjtë siç ka bërë edhe në të shkuarën”, u shpreh Ilir Meta.

Gjithashtu Meta ka folur edhe për sa i përket realizimit të Reformës në Drejtësi si dhe shansin që Shqipëria ka në qershor për të hapur negociatat me Bashkimin Europian.

“Për sa i përket Reformës në Drejtësi nuk besoj se ka patur ndonjë problem. Unë kam insistuar që të bëhej sipas sugjerimeve të Venecias. Për shkak të përvojës time 25 vjeçare në parlament, unë e kam ditur dhe e di e nuk kam nevojë ta dëgjojë nga asnjë ambasador ose shtet evropian që nëse nuk do ishte bërë kështu reforma në drejtësi do të kishte patur një raport pozitiv”, është shprehur presidenti.

Gjithashtu Meta ka shtuar se nëse palët vazhdojnë në këtë rrugë për sa i përket reformave që ndikojnë në procesin e integrimit, atëherë edhe në qershor do të kemi një shans të djegur për hapjen e negociatave.

“Unë e di shumë mirë që nëse palët do të vazhdojnë në këtë rrugë Shqipëria do të ketë një shans të djegur në qershor. Kemi humbur shumë mundësi që nga ’96 e në vijimësi. Duhet të ishim në një status tjetër tani”- tha Presidenti.

About The Author

Related posts