Qershor 21, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Protesta e Opozitës do të nis më 27 Janar para Kryeministrisë

Protesta e Opozitës do të nis më 27 Janar para Kryeministrisë

KMA NEWS / Protesta e opozitës do të zhvillohet më datën 27 janar. Vendimi është marrë nga kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë mbledhjes me grupin parlamentar të demokratëve.

Mbledhja ka zgjatur rreth një orë, ku është marrë vendimi për zhvillimin e protestës të shtunën e 27 janarit.

Ndërkohë Basha po zhvillon një mbledhje me kryetarët e  degëve të PD-së në rrethe, ku do të japë porositë për përgatitjen e protestës së opozitës.

Protesta do të mbahet para kryeministrisë, ku do ti bashkohet edhe LSI-ja. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi mblodhi sot kryetarët e rretheve ku i kërkoi mobilizim të gjithanshëm.

About The Author

Related posts