Dhjetor 13, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Rusi, lirohet udhëheqësi i opozitës Alexei Navalny

Rusi, lirohet udhëheqësi i opozitës Alexei Navalny

KMA NEWS / Udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny është liruar nga paraburgimi në Moskë, një ditë pasi mijëra mbështetës të opozitës marshuan kundër zgjedhjeve të marsit. Zgjedhet pritet t’i japin një mandat tjetër Presidentit Vladimir Putin:

Policia arrestoi udhëheqësin e opozitës kur ai po shkonte në një protestë anti-qeveritare në qendër të Moskës. Ai thiri “mashtrues dhe hajdutë” para se policia ta arrestonte.

Mijëra protestues sfiduan temperaturat tepër të ulëta, duke marrë pjesë në marshime në dhjetra qytete të Rusisë për të protestuar kundër asaj që Navalny dhe mbështetësit e tij i quajnë “pseudo-zgjedhje”.

“Prej 100 vjetësh Rusia përpiqet të çlirohet nga carët; ka ardhur koha që ne të heqim qafe njërin prej tyre. Erdha këtu për t’iu bashkuar njerëzve që nuk kanë frikë dhe që kërkojnë zgjedhje të ndershme për të gjithë kandidatët e aftë”, thotë Mikhail Silich, banor i Moskës.

Vladimir Putin ka qenë president apo kryeministër i Rusisë që nga dita e fundit e vitit 1999.

Navalny po u bën thirrje rusëve që të bojkotojnë zgjedhjet presidenciale të marsit, që pothuajse me siguri do t’i japin zotit Putin një mandat të dytë radhazi.

Të dielën, policia bastisi selinë qendrore të zotit Navalny në Moskë, duke hyrë në zyrë me një sharrë elektrike. Zyrtarët pohuan se dikush kishte raportuar për një kërcënim me bombë.

Alexei Navalny u bë i njohur për përdorimin e mediave sociale për të raportuar për korrupsionin e udhëheqësve më të lartë rusë. Atij i është hequr e drejta për të kandiduar në zgjedhje për shkak të një dënimi me burg për mospagim taksash, akuzë që ai dhe pasuesit e tij thonë se ishte e fabrikuar dhe politike. Dënimi i Navalnit është pezulluar.

About The Author

Related posts