Tetor 18, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Selanik, asgjesohet grupi shqiptar që do të trafikonte mbi 90 kg kanabis

Selanik, asgjesohet grupi shqiptar që do të trafikonte mbi 90 kg kanabis

KMA NEWS / Policia greke thotë se ka evituar hedhjen në tregun e Selanikut të më shumë se 90 kilogramë kanabis, pas arrestimit të tre shtetasve shqiptarë, dy meshkuj dhe një femër.

Gjithçka ka nisur mbrëmjen e të shtunës, kur pas kontrollit në banesën e gruas 27 vjeçare, policia gjeti dhe sekuestroi 8,7 kg kanabis, një pistoletë me silencator, një peshore precizioni dhe shënime mbi trafikun e drogës.

Pas investigimeve, policia arriti të dielën të gjente dhe arrestonte dy shtetasit e tjerë shqiptarë, njeri prej të cilëve, me moshë 30 vjeç, ishte kreu i grupit kriminal.

Në një banesë që grupi e përdorte për magazinimin e drogës, u gjetën 83,2 kg kanabis, e ambalazhuar në 82 paketa. Një sasi prej 200 gramë kanabis e tipit çokollatë, 2 peshore precizioni elektronike, 2.860 euro dhe 6.000 lekë, që policia thotë se ishin produkt i trafikut të lëndëve narkotike.

Tre të arrestuarit do të dalin të hënën para prokurorit, i cili pritet t’u komunikojë masën e mbajtjes në paraburgim.

About The Author

Related posts