Qershor 21, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Sqarim: Urdhri i Farmacistit hedh poshtë informacionin e rremë për paratecamolin P/500

Sqarim: Urdhri i Farmacistit hedh poshtë informacionin e rremë për paratecamolin P/500

KMA NEWS /  Prej disa ditësh në rrejtët sociale po qarkullon një lajm për ‘paracetomol P/500’ i cili thuhet se përmban virusin ‘machupo’ që rrezikon jetën e përdoruesve. Në 24 orët e fundit, më shumë se 23 mijë përdorues Facebook-u e kanë shpërndarë këtë informacion duke përhapur panik në lidhje me parcetamolin P/500 duke u shprehur se përmban virus vdekjeprurës.

Megjithatë mediat e huaja kanë reaguar duke thënë se është lajm i rremë, pasi një gjë e tillë nuk ekziston.

“Kini kujdes dhe mos e përdorni paracetamolin në të cilin shkruhet P / 500. Ky është një paracetmol i ri, me një ngjyrë shumë të bardhë dhe të shndritshme, për të cilin doktorët kanë dëshmuar se e përmban virusin ‘Machupo’, i cili konsiderohet si njëri nga viruset më të rrezikshme në botë me një shkallë të lartë të vdekjes,” thuhet në postimin e përhapur në Facebook.

Urdhri i Farmacisteve te Shqiperise ne sinkron te plote me Agjencine Kombetare te Barnave dhe Pajisjeve Mjekesore konfirmojne se: “Asgje te vertete nuk ka mbi gjoja “rrezikun” qe vjen nga perdorimi i paracetamolit. Dhe perkatesisht Paracetamolit P500 te firmes Apex i cili nuk qarkullon ne tregun tone! Postimi qe eshte bere viral ne rrjetet sociale eshte thjeshte “Fake News”!

About The Author

Related posts